Me erën… / Nga: Fatbardha Sulaj

Me erën…
 
 
Nga: Fatbardha Sulaj
 
Era merrte flokët ndër duart e saj, sy mbyllur udhëtoja me të, pa ndonjë qëllim, e dija që destinacioni i saj ishte gjetkë, thjesht u bëra erë, lashë veten të ishte rrymë ajri..
Po, bëra kështu, një lëvizje që prek gjithë natyrën, që ndalet dhe përplaset pa u vrarë, pa u gërvishtur, pa u ndjerë.
…thjesht ajër, ajër rreth teje, ajër në gjithë universin.
Ti mendon se jam Pokahonta, apo femra e tribusë Omo, nuk di ç’mendon, as nuk dua të lodhem për këtë. Imazh kam gërshetat mbi mbi supe të hollivudianit atje, veshjen e rëndë, projektorët dhe kamerat e rënda mbi supe. Sa shumë shkallë, ja atje me çon era tani, jam në shkallën e sipërme dhe gjithë qyteti është nën këmbët e mia. …jo ti nuk je, ti je në një tjetër anë, po kurrë atje ku jam unë dhe era devijon nga ty, sepse ti je antierë, antirrymë, dhe anticikël…Sa shume anti në syte e ty…
Qëndrova atje për disa sekonda duke thënë “sa bukur”
“Po kush ështe bukuria këtu” dëgjova një zë.
Ktheva koken, ishin vizitorët e qytetit, i vëzhgova dhe thashë:
” Bukuria!? Bukuria është që ju flisni gjuhen time “
O zot murmurita, këtu nuk adhuron dot asgjë, vetëm, këtu nuk shijon asgjë, ndoshta do të mund të komunikoja me qytetin, ndoshta në çdo shkallë që ngjita ai thërrtiste “moja zhizna”
Kolonat e katedrales rrinin të heshtura, duke bëreë gardianet antike…
Sa Krijuese mendova, këtu ndoshta Dante ëndërroi, emërtoi ferrin, parajsën dhe purgatorin, po unë çdo emërtoj këtu…
Nuk kanë lënë asgjë pa emërtuar..
Ky është njeriu, supernjeriu, kreatori…po dhe hallakatka për gjërat e thjeshta, gjëra si mallrat kineze për vende të varfra…
Njeriu, njeriu është thesari i universit, sepse ai di të emërtojë dhe të shndërrojë çdo gjë në thesar…
Ti nuk je thesar, mos gënje veten, ti je qenia njerëzore që di të përçmojë, pikërisht kjo të largon nga të qenurit thesar…
Eh, kështu është kur ikën me erën, shkon e më larg nga ç’duhet dhe më afër nga ç’ të duan…
Jam akoma atje, përballë meje dielli zhurit pllakat antike dhe pastaj lag këmbët në detin blu-smerald…
 
 
@fatbardha sula

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s