Poezi nga Zamira Agalliu
Kokërrz pjalmi
Ishte një pikë si pjalmi
Që e solli era për mua
Qëndroj në krezë shpirti
E çeli fjalën të dua .
Ishte një kokërrz pjalmi
Që fluturoi mbi një re
Mbi krahë të një shtegtari
Nga vendi që quhet atdhe.
Ishte si një shkrepëtimë
Që detet përshkoi duke vluar
U përplas në shpirt të gurtë
Që copë e çikë ish thërrmuar.
…………………………………………..
a@z. 10-03-2017




























Leave a Reply