Poezi nga Anita Hoxha

Poezi nga Anita Hoxha

 

Një jetë treguar bukur

Ajo derë e vogël blu lyer me bojë
Atje poshtë dritares korniz vjetër
Ata t’kerrusur rralle flasin me gojë
E fara shesin kaushëve me letër

Menduar ata kanë harruar t’qeshin
Cdo ditë për dore atje ndër shkallë
Të pakta lekët prej farave që shesin
E dyqaneve të lagjes shkojne rrallë

Burri i gjorë cigaren e dredh gjatë
Harruar shikon gruan malli në sy
Ata me heshtjen flasin ditë e natë
E shtëpise derë hapur askush hyn

Eja bij më thirri e një kafe pi me ne
Duart më zgjati e sy me sy u pam
Thellë syve te saj e trishta botë atje
S’më kujtohet sa folem e cfar tham

Djali u martua tregon e derdhi një lot
E mori një trike me një jakë të vjetër
Ky eshte i vetmi kujtim që e ruaj sot
Trikua e tim biri kur dhe ai ishte tjetër

Trikon përkedheli me fjalët e nënës
Në lotë u shkreh dhe ai i urti burrë
E rritëm duke punuar dritës se hënës
E prindrit vetëm bijë nuk lihen kurrë.

 

Një ditë ndryshe

U gëzova që të takova e dashur mike
Përballë teje mu shfaq fëmijeria jonë
Kur luanim me kukullat e vogla plastike
Shkallëve të pallatit zhurm bënim gjithmonë

Mu kujtua ajo vajza e vogël flokëverdhë
Me fustanin e shkurtër pika blu e të kuqe
Rastesisht si dhuratë e bukur më erdhë
Fillim pranvere bleruar fushat plot lulëkuqe

Njoha buzëqeshjen tënde syt e tu blu
Të kthjellët si qielli mbushur dallëndyshe
Lot gëzimi përqafuar rreth krahëve të tu
Koha ka vrapuar sot jemi ndryshe

Takimi me ty mike më gëzoi kaq shumë
Të artat vite kujtuam e ndjeva shpirtit mall
Një thinjë flokëve të tu një rrudhë te unë
Na ndau emigrimi takohemi ne kaq rrallë;

 

Një jetë me ty – Një jetë me mua

Netët ti mos gdhi pa gjumë mbi shtratin tim
Unë s’do t’shkoj në botën tjetër pa të thënë
Shpirtin kristal mos e mbush me mallëngjim
Përkedhëljesh dikur fëmijë që të kam dhënë

Mos më qorto o bijë kur duart të më dridhen
Si dikur ndoshta një ditë as ujë s’do t’pij dot
Lotet nen qerpikë ngrohte do t’më mblidhen
Kur padashje n’dysheme do t’thyej një gotë

Mos u trishto bijë, mua duart kur t’më dridhen
Dëshirës për të t’qëndisur neteve carcafet ty
Dimerit në krahet e tua, une do të mblidhem
Borë kur jashte të bjerë dhe era fort të fryj

Mos të t’rëndohet bijë a t’mos lëndoj me fjalë
Kur t’them të iku koha e bukura rini me mua
Dhimbja thellë shpirtit, peng si kurr më parë
Zonjë e vertet të ishe në shtëpinë tënde dua

Bijë në fëmije jam kthyer tani, sërish si ti dikur
Vec dorën fort shtrëngomë të mos rrëzohem
Në krahë të mban nëna, te kjo foto në mur
Sa herë ti mbështet kokën, unë përmallohem.

 

Mirëmbrëma, vetë jetës!

Mirëmbrëma bagëtisë mes gjelbërimit
Lodhjes së cobanit mes tyre deri vonë
Dhe zogjëve në kthim drejt perëndiimit
Korit të xixëllonjave që heshtjen zgjon

Mirëmbrëma ambulancës së pa gjumë
Për të sëmuret e fundit shpresë mbetur
Fëmijëve të sapolindur e vetë mrekullitë
Nënave me sytë drejt të ardhmes tretur

Mirëmbrëma me zë të lartë unë u thërras
Fshesareve atyre që rrugën natës fshijnë
Qoftë për to i fundit dimër që po lënë pas
Kujtim i largët qoftë kur duart e tyre ngrijnë

Mirëmbrëma qytetit që dritash u përflak
Dallandyshes kthyer shtëpisë së vjetër
Puthjeve të para t’gëzuara në cdo park
Poetëve ngujuar mes vargjeve mbi leter

Mirëmbrëma duarve që perdeve fshihen
Vajzave të bukura delikate trup brishta
Puthjeve dhënë me dashuri do te njihen
T’harruara deri në agim netëve të trishta

Mirmëngjes të gjithë botës që po zgjon
Nata po shkon e agimi udhën ka marrë
Lulënajash dhe vesa si lot kthjellët pikon
Ngadalë qiellit të bardhë shuhet ylli polar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s