Letër nënës në ditët e marsit (Letra nga një djale jetim, për nënën e munguar. ..!) / Nga: Anila Kruti

Letër nënës në ditët e marsit
 
(Letra nga një djale jetim, për nënën e munguar. ..!)
 
 
Nga: Anila Kruti
 
E dashur nënë,
Sot është dita e verës. Ditë e ngjalljes së tokës dhe njeriut . Është simbolika e lulëzimit. Sot ,edhe pse i thyer në moshë unë shkova të merrja si çdo vit degën e thanës tutje, tek lëndina e vogël mbushur me lulet e bardha të kumbullës. Atje, ku të kam ëndërruar ty, mes asaj bardhësie sikur ti mblidhje lule nëpër lëndinë dhe unë të kapja pas fustanit e luaja me lulet e mbledhura në shportën tënde. Fusja këmbët në ujin e përroit të vogel. Llaqurisja këmbët e bëhesha ujë i gjithi, ndërsa ti më shihje me sy adhurues. Hipja dhe zbrisja në kumbull. Zhytja kokën në bardhësinë e luleve dhe ti kujdeseshe, se mos vritesha apo rrëzohesha gjate zbritjes. Pastaj, dilja i trembur nga ëndrra, ndërsa mirazhi yt më tretej nëpër bardhësi. Ah,nënë! Moj, nëna ime…!
Spërkata pragun me sheqer, ndërsa po varja degën e thanës në derë, poshtë para pallatit sytë më shkuan tek disa fëmije që kishin ndezur një zjarr të vogël për të kremtuar ardhjen e pranverës. Ishte viti 1948. Unë asokohe isha 12 vjeç. Fëmijet ishin mbledhur në qendër të fshatit së bashku me prindërit. Baballarët me fëmijët përdore kalonin zjarrin për të sjellë mbarësi dhe fortësi. Unë isha vetëm.Ti nënë nuk erdhe edhe pse kishe dërguar lajm se do të vije .
Mua nuk më zuri gjumi gjithë natën atë ditë marsi. Mungesa e babait të ikur para kohe më kishte shtuar dashurinë edhe më shumë për ty. Si këtë ditë, zbukurova derën me lulethane, spërkata me sheqer pragun e derës. Mblodha manushaqe dhe lule të bardha rrëzë përroit dhe të prita gjithë ditën te dera. Po ti nuk erdhe! Madje edhe natën e mbajta kokën nga dera.
…dhe qava! Qava për ty nënë. Për prehrin tënd…për përqafimin tënd. Për plagët dhe dhimbjet e tua. Për jetën tënde të vështirë. Qava edhe më shumë për braktisjen edhe pse nuk do ta kesh pasur të lehtë vendimin e marrë.
Ah, nënë!
Unë e kalova zjarrin i fundit .Dorën ma dha xha Suloja së bashku me djalin e tij. Ditën tjetër lulet e mbledhura ia çova babait te varri. Qava mbi të dhe i thashë të ngrihej se më kishte marrë malli . Punoja nënë gjithë ditën në fermë. Edhe në shkolle isha i pari.Ndonëse, tetoja më hoqi se duhej të kujdesesha për të ardhurat në familje. Nënë …! E mbaj mend atë ditë që ne na mori tetoja se ti u martove me një burrë tjetër për shkak të ikjes para kohe të babait. Ate ditë ,mua dhe motrën na futen në një shportë të sajuar me fije hekuri dhe na kaluan në anën tjetër të lumit, ku na priste tetoja, ndërsa ty të mori burri me kusht që ne duhej të na çonit në jetimore. Unë e mbaj mend që nuk ti shqita sytë derisa arritëm në anën tjetër, ndërsa na the se do të vije pas ca ditesh. Po ti nuk erdhe kurrë nënë…
Sot po të sjell një tufë me lule të bardha aty ku prehesh, për të thënë se te kam dashur gjithnjë edhe pse jam rritur jetim!
 
Ndjesite e personazhit anonim….
Letra shkruar nga unë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s