JETË E SHKRUAR ( POR E PA BOTUAR…) Epilog i Triologjisë nga “PRELUD KRENARIE -mozaik letrar” / Nga Luan Kalana

JETË E SHKRUAR  (POR E PA BOTUAR…)

Epilog i Triologjisë nga “PRELUD KRENARIE -mozaik letrar”

 

Nga Luan Kalana

-Jeta e njeriut është e shkurtër, por në kujtesë është tejet e gjatë. Një pjesë e saj është mbyllur në odat e kujtesës trunore, por kur troket në to, ato hapen si portat e një thesari të padukshëm. Tani mund të kujtoj këtë kapitull të jetës sime me gjithë mbresa, por dhe një pasqyrë kujtimesh të shkruara.
Kam shkruar shumë në Shqipëri, si gjatë kohës së rinise ,te ushtrisë ,te Mesuesise,ne te gjitha gjinite letarare. Një pjesë i kam botuar në shtypin e kohës, në atë ushtarak dhe letrar, në gazeta e revista, krijmtari e mirëfilltë letrare, vjersha, skica, portrete, tregime dhe ndonjë novelë dhe publicistikë, reportazhe dhe artikuj, skenare filmash,radio-dramatizime,e te tjera ,kuptohet me shkrim dore,qe mud te permblidhen ne disa libra.
I dërgoja për botim e nuk mund të mbaja kopje, kështu që ato janë zhdukur dhe ndonjë gazetë a revistë me botimet e mia që i mbaja koleksion dhe ato u zhdukën pa lënë gjurmë. Mendoj se ajo ishte krijimtaria ime më e bukur letraro-artistike.
Por më e bukur ishte surpriza… Kur u martuam, gruaja ime bashkë me pajën e nusërisë, më bëri surprizë një dhuratë të mbështjellë me një copë mëndafshi të qëndisur dhe të shkruar “Dashuria jonë e shkruar, Luani dhe Zhuljeta.” Kishte mbajtur në fshehtësi letrat e mia që ia dërgoja nga marina. I lexonte dhe i rilexonte me lot në sy e me mall dashurie të zjarrtë, si një roman i verdhë, nga ata të ndaluarit e kohës. Ato jane romani më i bukur i dashurisë, i jetës sonë bashkëshortore, të dashurisë gjysmëshekullore.

Emigrimi ne Amerikë me familje per nje çerek shekulli,udhetimi nga nje kontinent ne tjetrin neper botë,edhe ne Amerikë,ndryshimi i sistemeve ekonomike,shkrimet e shkruara ne kete kohe tranzicioni paqesor, janë nje thesar i ri krijimesh letrare ,perbejne nje Enciklopedi epope eksploruese dhe diskaver(zbulime ,te panjohura),te cilat i hedh ne internet ,ne webside dhe postuar ne facebook dhe ne groupimet e mija letrare,per kenaqesine time dhe dashamiresine e lexuesve,duke hapur nje dritare ne horizont me rise te reja dijesh per lexuesit dhe per gjeneratat e reja.
Theksin e kam vene tek atdhetarizmi dhe shqiptarizmin,si lajtmotiv i krenarise kombetare .Desha te shtoj me me modesti ,se nuk jam poet e shrkimtar,shkruaj per kenaqesi dhe passion.
Desha te sqarioj e ti pergjgjem pyetjes se lexuesve pse tre fjale emerin Juaj ,Luan Lumeka Kalana ?!
-Emri i mesit eshte pseudonimi,te cilin e kam perdorur ne shkrimet ne Shqiperi.Me ardhjen ne Amerike,e shtova pseudonimin si emer te mesit ,se keshtu e kerkonin ne kartat,.e te postoj e te botoj krijimtarine time ,per thjeshetesi jo per fame,emri I’m u tansformua ,me thjesht ,si person,Shkronjesi Modest,per te mbetur ai qe kam qene, ish Mesuses Letersie,joshkrimtar.
Se fundi ,per te qene me transparent dhe i sinqerte,me ju te dashur Lexues,ju them se me kete veper letrare,e mbyll serine e botimit te librave,pasi ka rene interesi per te lexuar,veshtire te gjesh sponsor per botim dhe treg per blerjen e tyre,se askush nuk investon me per libra ,me falni,jo vetem ne Shqiprei por edhe ne Amerike.
Prandaj jua dorezoj Stafeten me te rinjve,per te botur sa me shume libra edhe shume me te bukur .
Uroj lexim te kendshem,kur te jeni te lire,pa ju merzitur,per te rifeskuar trurin si ushqim i perditshem,si komunikim modest e vëllazeror.Me respekt familisht,Shkonjesi Modest.


Luan Kalana
Mars 2017,Florida SHBA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s