Përballë zonjës së sapomartuar – Erdal ALOVA / Përktheu nga turqishtja: Kujtim Agalliu

Poezi nga Erdal  ALOVA

 

Përballë zonjës së sapomartuar

Nëse të puth në gushë
një gështenjë pëlcet
zjarri vazhdon të përhap xixa
kullat e reja ndërtohen,
një det
thërret për detet më të gjerë.

Nëse të vështroj në sy
aguliçja e mbrëmjes mbyllet
ti i shpërfill
me blanat violetë në kofshët e tua,
drethkëzat blu nën lëkurë.

Ti je shiu që dëshiron të vijë sërish.

Mbrëmja zbret
trumcakët tundin kambanat qiellore
koha kalon
e shqetësuar si një tregtar ambulant
si një zgjua nate
qyteti ndez dritat e tij
britmat e fëmijëve shuhen ngadalë rrugëve
ti rend si vathët e sapo vënë
nën çdo shtëpi
shtrihet një varrezë jargavani
në dyert e saj emrat e fshehtë të fatkeqëve.

Nata merr frymë me ty
me kutërbimet e qepëve, të sekrecioneve
çuçurimat e të tjerëve në buzët e tua
në barkun tënd të gjakosur
thashethemet e panumërta
të byzylykëve të artë, lutjet
e një manaferre pikojnë gjak vazhdimisht
si zhardhokët e shkelur të tulipanit
janë gjinjtë e tu, kur ti fle.

Ti je toka e shlodhjes

Ti
që kërkon për një jetë të lehtë
shpatat e verdha në flokun tënd të zbukuruar
të cilin e kreh për të tjerët
klithmat, çajërat, kekët midis
kundërmimeve të detergjentëve dhe aromave të hënës
një mbasdite,
kur vdekja shpërndahet me shijen e niseshtes
çfarë grumbullon
nga konstelacionet, borziloku
nga hunda e tryezave të darkës
që përhapen nga ballkonet
në mbrëmjet e verës
kur ditët shkojnë,
me ngutin e supermarketeve
nga turmat, lotët?

Ti je përjetësia që largon vetveten
peshku që shpërfill moçalin
unë grerëzat i përzë.

 

Përktheu nga turqishtja: Kujtim Agalliu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s