Poezi nga Vjollca Ajasllari- Koni
PRANVERA, NË VENDIN TIM…
Zhurmëshëm vjen fluturim’ i lejlekëve,
si ujëvarë kreshte, duke rrjedhë;
vijnë si copëza jetësh horizontesh;
era, fërgëllimë, ata i sjell!
Harruar vendin, ku këndojnë;
Kërkojnë, ku ndihen si Përëndi!
Këtu, rrezja e diellit pendët u miklon;
e reja, nga qiell, u sjell freski.
Këtu, lulja agimeve lan sytë me vesë
e qingji pret barin e njomë;
bilbili, sillet vërdallë mbi lis ,
kërkon çerdhen, këngës t’ia nisë.
Flutra, flatron, si pa krahë;
lofata ka hapurur bozhuret,
bretkoca kërkon një moçal,
mbi shelgun lotues, pa lutet…




























Leave a Reply