Poezi nga Fiqirete Kukli

Poezi nga Fiqirete Kukli
 
 
 
Kështu jam unë!
 
Jam unë ndryshe, apo bota ku jetoj është e çmendur!
Bëj unë pak, apo njerzit nuk kënaqen me atë që unë mundem!
Jap unë pak, apo njerzit dinë vetëm të marrin e jo të japin!
Të përdor maska, apo të kem fytyrën time!
epo…, në dreq, unë jam kjo që jam
dhe nuk kam për të ndryshuar për asgjë dhe për askënd në botë.
 
Nuk do përdor maska, për t’ ju përshtatur unë botës!
Kam forcë të ngrihem pas çdo rrëzimi
Kam besim tek forcat e mia
Mund të humbas beteja,
por Lufta vazhdon!!!
 
 
 
Unë dua të jem e lumtur!
 
Të marr guximin të shtrëngoj zemrën fort
Të detyroj sytë të thajnë lotët
Të kap duart fort me njëra –tjetrën, që mos të dridhen
Ti them e rithem vetes, me zë dhe pa zë,
që unë jam e fortë
E duke veshur buzëqeshjen më të bukur,
që unë di të dhuroj
Do përballem me ty, o botë!
Për të mbrojtur botën time!!
 
Nuk e njoh botën time
Je munduar të kuptosh!?
Po a je munduar ndonjëherë të më kuptosh!?
E ndien si rreh zemra ime?
Je përpjekur ndonjëherë të kuptosh rrahjet e saj!?
Je përpjekur ndonjëherë të kapësh lotët e zemrës dhe ti fshish!?
E njeh ti botën time!?
Nuk arrite ta njohësh asnjëherë!!!
 
 
 
Natyrë!
 
Më rrëmbëllen pranvera në vorbullën e saj
Futem në lendina e mes lulesh rri
Më vjen keq të këpus lulen e pafaj
Ajo është e bukur, si një poezi!
 
 
 
Ngri zërin!
 
Synë e nxirë ta pashë sot shoqe
Kokën nuk e ngrije dot
Vështrimin nga unë e hoqe
Në faqe të rridhnin lot.
 
Punon shumë, ti,ditë e natë
Ai rri në kafene
Kthehet në shtëpi i pirë tapë
Ulëret e prapë të rreh!
 
Ngrije zërin fort, bërtit
Nga” bota” mos ki turp
Ajo rri e mban sehir
Kur mbi ty ngrihet dhunë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s