Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

E diela

Në shoqëri me të dielën
më pushton vetmia,
botën e shoh nëpër xham,
krijuar e gjitha prej notash muzike,
mungon një pentagram.

Nota muzike lëvizin nëpër erë
e s’dijnë ku të zënë vend.
E djela është e ëndërrt,
ditë e diellit.
Pas shtatë pritjesh,
e paqtë
si zonjë e rëndë.

 

E enjtja

Përmbi Jupiter
valë e bardhë e yjeve,
përtej një meridian
ku shkruhet: e mërkurë,
në krahun tjetër,
nën dritën e Afërditës,
si ëndërr fatlume,
e enjtja vjen për udhë.
Zoti dhe njeriu
bashkojnë dritë e terr,
në agun delikat
që shpirtëra shuan.
Nis në Jupiter,
mbaron në Afërditë,
e enjtja, koha urë.

 

Buzëqeshja e saj

Buzëqeshja e saj e brishtë,
ia mori vesën
gjethnajës pa brymë,
dhe në mëngjesin
e një dite të kthjellët,
u tret diku në amshim.
Prilli s’e gjeti
u zemërua me lisat,
kaloi me të ftohtë
e me shi.
Lindën gjethet
pa të gjelbrën e shpirtit,
lisat shtuan
nga një rreth të ri.
Rivjen buzëqeshja e saj
e brishtë,
ndër petale lulesh,
kur prilli ik
e vjen maj.
Era shpërndan rreze
e nuk pyet,
as për xhelozinë e prillit,
e as për merakun e saj.

 

Tokë e ëndërrave

Tokë e ëndërrave,
e pashkelur,
del prej të kaltrës
së një reje,
sikur qielli
pas rrebeshit,
sikur syri
pas një loti.
Përtej vdekjes
që kalb dheu,
përtej jetës.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s