NË STACION / Poezi nga Gerta Bandilli

Poezi nga Gerta Bandilli
 
 
NË STACION
 
Udhëtimi me trenin e pasdites
Mbeti ëndërr
Nga vonesa
Platforma e betonuar gri
U lartësua mbi humnerën
E paaritshme nga hapi im i nxituar
Harxhova kursimet e mia
Të pakta dhe dëshirën time
Për të udhëtuar me ty
Në lutjen e së dielës
Udhëtova në galaktika të pazbuluara
Ku u kryqëzuan shkëmbinj shterpë
Djegur nga bishta kometash
Për të shuar etjen e luleve
U vonova për në stacionin e pritjes
Ku padurimi yt thante
Ca dredhëza të bardha
Kacafytyr mendimeve të mia
Një sirenë humbi në zhurma
Takimesh të shumëpritura
Por vështrimet mbetën të tretura
Në palëvizshmërinë e ajrit
Përzier me pluhurin e korrikut
Dhe mua, ah mua
Që vonesa më ngatërroi hapat
Më tepër se nisja
Më trembte kthimi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s