Loti..! / Esse – nga Raimonda Moisiu

Loti..!

 


Esse – nga Raimonda Moisiu

Njerëzit ndjehen të trishtuar, të lumtur, të zemëruar, fajtorë, të gëzuar, dhe në momente të vecanta shprehin emocionet e tyre, duke qarë e nga sytë e tyre pikon loti. Lotët, dalin si një përgjigje e natyrëshme për të shprehur kur jemi të lënduar, fizikisht, mendërisht e moralisht, por edhe kur njeriu është i lumtur përtej fjalëve respekt e dashuri, dhimbjes e lumturisë që merr e jep nga dashuria e trishtë apo e ëmbël, nga gabimet e bukura që bëjmë në jetë dhe forca tërheqëse e tyre për t’i përsëritur ato. Jeta është e tillë që të mbështjell edhe me shqetësimin e dikujt, tëndin, timin, të atij apo asaj, të gjithsecilit nga ne, na japin forcë për të përballuar cdo gjë që shtrihet para nesh, lotët futën në vargjet e ndjenjës, gjëjnë shtegun për të vaditur shpirtin, na cojnë në psherëtimën e thellë, aty ku bashkëjeton dhe ecën shpirti me jetën. Cdo lot që derdhim, derdhet për një arësye të lumtur apo të trishtë, lotë që derdhen në kohët e frikës dhe tragjedisë, vuajtjes dhe trishtimit, të ndara nga lotët e gëzimit. Loti kurrë nuk shpërfillet as injorohet, edhe kur jemi të vetmuar apo të braktisur, loti është perla që pastron shpirtin, është mendimi i bukur frymëzues, është burim force dhe sikush nga ne bën radiografinë e lotit që del nga bukuria e të fshehtat e shpirtit. 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s