Poezi nga Alketa Stefania Caca

Poezi nga Alketa Stefania Caca

 

POEZI E VETMUAR…

Si një lule e përqarë
në rrugëkryqe,
përzien me vuajtje parfumesh,
baltën e ngjeshur
mbi prrëkla të vjetra.

Kurrthi yt, erë e përhershme,
bredhëron si milingonë,
verbërisht e lumtur,
herë shfaqesh si ëngjëll i bardhë
herë djall i veshur si kalorës.

Endesh si hajdute e diellit,
shtrihesh në shtrat e paligjshme,
njëmijë alarme të dyshimta
nuk të shurdhojnë,
përkundesh dëshirave e pagjumë.

Je si errnicë,
që grryen gjuhën e gurëve,
cicërron sikur ke lindur
nga një qytet i nëndheshëm,
rrethuar me rubla argjendi.

Këndon nëpër lirishtë ëndrre,
hijet e tua i shpërndan në ajër
të lagura nga deti,
ke qeshjen më të zjarrtë, më mizore,
aspak të çuditshme, aspak sekrete.

AS.C
18/3/2017/ Melbourne

 

QERPIKË PREJ PLASTELINE

Ata, të dy,
çdo mëngjes vjeshte,
numëronin,
qerpikët e njëri-tjetrit.

1, 2, 3,…..1, 2, 3, 4,…6, 7, 8, 9,
1, 2, 3,
çdo herë nga i pari qerpik,
që mblidhte lotin si gjysmëgonxhe.

Ai e pyeste,
e ke provuar ndonjëherë atë lotin
që,kur rrjedh nga gjethet e shpirtit,
kripen e tij nuk ka oqean ta përballojë?

Ajo e kundërpyeste,
hapësira bie në dashuri?

Ai, iu përgjigj duke formuar,
hijen e qerpikëve të saj,
me plastelinë ndër gishta.

— Ju përshëndes dhe uroj të jeni mirë miqtë e mi të dashur! —

AS.C
24/3/2017/ Melbourne

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s