Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

NË PASDITEN E VONË

Tejet luksoze sot vetmia,
ndaj kohën e harxhoj pa ngutje,
me buzët e tij, flladi i butë,
më ndez e më shuan me puthje.

Prej tela pentagramesh, notat,
i heq, i vë në buzë të fjalës,
gjinkallë e çartur, në një degë,
tinguj të çjerrë nxjerr prej kitarës.

Si zonjë e rëndë, mes qetësisë,
vret kohën kjo pasdite e vonë,
një trung i prerë, rri pak mënjanë,
i vetëm si një faraon.

Paksa e pjekur modë e stinës,
natyrës i rri me finesë
dhe dielli hedh ca rrezëllime,
si afshi i syrit që të ndez.

Dita shkon tej me hap të qetë,
në një takim të lënë diku,
buzëmbrëmja, me makiazh të lehtë,
pret çastin të dalë, gjithashtu.

 

KËMBORËT E ÇARA

Kanë filluar të bien sërish,
këmborët e çara të fushatës zgjedhore.
Atdheun tim e ka mbuluar prore,
smogu i premtimeve të nxira.
Ai jeton me zhurmë
dhe ushqehet me inflacionin e fjalëve çmimlira.
Në derë ia kanë sjellë,
parajsën e mashtrimit,
paçka se në shpirt,
është i pasur me ankth
dhe e shpojnë gjembat e hidhur të mjerimit.
Ca korba të zinj,
ca laraska shamatore,
konkurojnë me krrokamat e marrëzisë,
duke premtuar lumturinë e pëllumbave,
mbylljen magjike te plagëve.
Kërminjtë zvarritës,
e shtrojnë rrugën e ardhmërisë,
mbi shinat e jargëve.
Mua vështrimin,
ma plagosin njerëzit e varfër.
Ecij i ngarkuar me peshën e mendimit,
i etur për qetësi dhe ajër të pastër.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s