Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “Unë dhe diktatura” të autori Reshit Lala.

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “Unë dhe diktatura” të autori Reshit Lala.
Libri “Unë dhe diktatura” flet për njerëz e ngjarje, që kanë ndodhur në kohën e diktaturës. Kishte njerëz, që duke përdorur fuqinë e pushtetit të diktaturës; i varrosën kundërshtarët e tyre-ashtu siç kishte edhe njerëz të tjerë që, në emër të të njëjtit pushtet; vunë veten e tyre në rrezik për t’i mbrojtur ata që goditeshin. Ata, që i mbrojtën të tjerët, ishin heronj të demokracisë, por fatkeqësisht vetë demokracia; nuk e njohu sakrificën e tyre dhe i dënoi. Por në fakt ata nuk i dënoi demokracia. Ata i dënuan njerëzit, që kishin pushtuar demokracinë, të cilët; ndiqnin të njëjtën rrugë si të ligjtë në sistemin e diktaturës dhe dënonin ata që i shihnin si kundërshtarë. Ata, që luftuan për mbrojtjen e të tjerëve; kryen një akt të shkëlqyer demokratik, që shumë herë; nuk e njohën vetë ata, që u shpëtuan nga goditja. ”Vepra”e atyre, që të tjerët i kishin shpëtuar nga goditja; do të dukej në kohën e demokracisë, kur ata; erdhën në pushtet. Të parët, që ata dënuan; ishin shpëtimtarët e tyre ; ishin të gjithë ata, që i kishin shpëtuar nga ekzekutimi. Vetë ata, që kishin qenë në qendër të goditjes në kohën e diktaturës, por, që shpëtuan, kur të lexojnë në faqet e këtij libri do të tmerrohen kur të kuptojnë, se sa afër greminës kanë qenë dhe sa madhështore ka qenë vepra e atyre, që i mbrojtën duke rrezikuar veten e tyre. Është e drejta dhe detyra e ç’do shoqërie demokratike që të njohë e të vlerësoi veprën e Secilit. Secili duhet të thotë: ”Ç’bëri ai në kohën diktaturës dhe në kohën e demokracisë?! Secili duhet të kryej detyrimet ndaj shoqërisë e të marrë nga shoqëria atë, që i takon! Unë rrezikova, por bëra detyrën time…

Autori: Reshit Lala
Titulli: Unë dhe diktatura

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-61-6

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13 x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Tirazhi: 300 kopje

Roland Lushi
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Lala, Reshit
Unë dhe diktatura : kujtime / Reshit Lala. –
Tiranë : Ada, 2017
436 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-61-6
1.Regjisorë 2.Persekutimi politik 3.Biografia
4.Kujtime
792 .071.2(496.536) (092)
929(496.5) [Lala, Reshit] (093.3)

“Mosha e Bardhë” e Reshit Lalës me Pallatin “Rinia” në Durrës është një perlë. Katër- pesë nga aktorët e rinj të kësaj pjese, unë do i çoja në shkollën e lartë për aktorë, pa konkurs.
Kujtim Spahivogli

Me kënaqësi kujtoj sot studentin e talentuar në fushën e regjisurës Reshit Lala, të cilin unë së bashku me Kujtim Spahivoglin; kishim vendosur ta çonim regjisor në Televizion. Kur Shkolla Dramatike e Shqipërisë ishte bërë qendra e luftës për “ndjekjen e shtrigave” Reshit Lala guxoi dhe u ngrit kundër rrymës regresive.
Mihal Luarasi

Kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë, kur shkolla dramatike ishte nën trysninë e luftës “ideologjike kundër shfaqjeve të huaja”. Këtë e ndjenim të gjithë-pedagogë e studentë.”Por kishte edhe studentë si Reshit Lala, i cili me guxim e kurajë u ngrit kundër diktaturës, duke mbrojtur dinjitetin e shkollës dramatike
Miho Gjini

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s