SHI NËPËR TOKËN E THARË / Nga: Ramiz Kuqi

SHI NËPËR TOKËN E THARË

 

Nga: Ramiz Kuqi

Toka ishte tharë. Të çara vërejti edhe A,. kur doli për të mbledhur thuprat e prera nda degët e mollëve, një javë më parë. E priti të dielën Bushën, motrën më përkdheltare të familjes , e cila kishte disa ditë që e kishte konfirmuar ardhjen . Po ajo, nuk ishte nisur me kohë ose orën e pranverës nuk e kishte hetuar me kohë dhe ishte vonuar
A. u zgjua herët. Pa se qielli ishte i vrantë dhe re të brufulluara endeshin nëpër qiell. Bëri një kafe dhe, doli në oborr për ta pirë. Flladi i hershëm i mëngjesit vinte me një aromë lulesh, të cilat sapo kishin nisur t’i mbushnin degët e kumbullave me të bardha.Kur mbaroi kafen, i bëri një telefonatë Bushës.
– Ku je Bushe?- i tha i frikësuar. Mos kishin bërë ndonjë ndeshja apo diçka e keqe u kishte ndodhur gjatë ngarjes së veturës. Nuk pati qasje në telefon. Kjo i shtoi edhe më shumë frikën. Zatën Xhemi, njëherë kishte bërë një aksident, pa fajin e tij. Dhe tani kjo frikë i ishte ngulitur në kokë A.
Ora kishte kaluar të dymbëdhjetat. Pesëmbëdhjëtë minuta pa u bërë një e ditës. Alo ! Alo !- përsëriti disa herë A.
– Qe, jemi duke ardhur. Patën disa punë dhe u vonuam.
-Oh, Bushe ! Unë i palova drutë. U merakosa shumë. Ju mund të vini për kafe. Nuk keni nevojë të bëni udhë.
-E po po kthehemi pra,- i tha sikur ta kishte pasur fjalën në majë të gjuhës.
-Më vjen mirë,- iu përgjegj A. Ka filluar të rigojë shi. Unë ujita pak edhe pemët, dredhëzat dhe ndeza një zjarr ku hodha dru e krande të thata, ferra që t’i përgjakin duart. Vura edha nga një pogaqe të bletët.Dredhëzat i duan Melina, Dioni, Lenti Vanesa brufullake,Lioni , Blini flokëkaqurrela
Pluhuri i druve të thara derdhej nëpër hapësirën e dhomës ku A. i kishte futur disa vjet. Sa ishte në mërgim, nuk pati nevojë t’i përdorte ato. Po kishte dy vjet qëkur ishte kthyer dhe tash, pas shumë seancave gjyqësore, priste me padurim vizën e fundit. Ndoshta do t’i buzëqeshte fati.
Pasi bëri një dush me ujë të ngrohtë, hoqi rrobat e punës, mblodhi disa sende që i kishte shpërndarë nëpër oborr, ndali ujin që kishte futur nën najlloj të dredhëzave , hoqi shkallët nga rrushi dhe mbylli derën e kopshtit. Këtë e bënte për shkak se, qentë endacakë futeshin nga ana e majtë e kopshtit, depërtonin çuditësisht nëpër hapësira të vogla edhe pse kopshti ishte rrethuar mirë.Shpërndanin thasët e najllonit dhe, oborri mbushej me letra e gjëra të hedhura nga ushqimi i mbetur. Po sytë A. nuk i shkëputi nga Kepi i Verës. Ditën e masakrës më të madhe, kur njerëzit ishin tubuar për të përkujtuar të vrarët në luftë, një breshëri krismash jehuan nëpër luginë.Kjo nuk i bëri përshtypje A. Përse m’u në ditën e dhimbjeve? Kush ishin ata injorantë? Ç’u duheshin ato krisma?
U ul në sallon. Mblodhi plaçkat e ditës, vuri kapelën mbi kokë, hapi derën e hyrjes së oborrit dhe ubriti nëpër udhën gjarpërore për të t’u lidhur në asfaltin kryesor.
Shiu nuk pushoi tërë pasditën e së dielës. Rrëke binte. Tokës së tharë nga era dhe dielli, po i kthehet buzëqeshja.

26.3.2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s