Shtëpia Botuese ” MILOSAO” publikon librin e tretë të kolanës letrare “Poetë bashkëkohorë të Mesdheut” të poetes italiane Giulia Poli Disanto, titulluar “Nga zemra në qiell” dhe përkthyer nga Dr. Albana Alia.
Giulia Poli Disanto është poetesha e tretë e kolanës së “Poetë bashkëkohorë të Mesdheut” të Botimeve Milosao. Përmbledhja ka titullin “Nga zemra në qiell”.
Përktheu: Albana Alia
Botimi shoqërohet me një shkrim vlerësues të poeteshës Angela Giannelli. Përmbledhja e saj është një përzgjedhje e kujdesshme e botimeve të saj në vite.
Giulia Poli Disanto, shkrimtare, poete dhe redaktore e Grupit La Vallisa, ka botuar Appunti di viaggio (Shënime udhëtimi), 1999, Messaggi Ed. çmimi i parë kombëtar për prozën në qytetin Adelfia dhe çmim në Konkursin Kombëtar “Il viaggio infinito” (Udhëtimi pa fund) në Firenze. Nel cuore dello scorpione (Në zemër të akrepit), 2002, La Vallisa Ed. çmimi i parë në konkursin Kombëtar të Poezisë “Vittorio Bodini” në qytetin e Bari-t, L’Utero di Dio (Mitra e Zotit), 2004, Bastogi Ed., finaliste në Konkursin XX Kombëtar të Poezisë “Giovanni Gronchi” 2006 në qytetin Pontedera, La pelle del lupo (Lëkura e ujkut), 2006, Besa Ed. fituese e çmimit të parë në Konkursin XII Kombëtar në letërsinë për fëmijë “Giacomo Giulitto” në qytetin Bitritto), E nei Tarocchi (Dhe në letrat e fallit), 2009 – Besa Ed. poezi, L’Isola delle Lacrime/ The Island of tears (Ishulli i lotëve), 2012 poemth Ideapress – New York), Ciliegie a mezzanotte – diario di una tredicenne (Qershi në mesnatë – ditari i një trembëdhjetëvjeçareje), 2012, me konotimet e një libri të verdhë, Negramaro Ed., Nei giardini di Tagore (
Giulia Poli Disanto
Në kopshtet e Tagore-s), 2016 poezi, Tabula Fati Ed.
Për llogari të Bashkisë Santeramo in Colle, ka përgatitur vëllimin Cara madre ti faccio sapere…(E dashur nënë, do të të njoftoj), 2005, një përmbledhje me dokumente dhe dëshmi të banorëve të zonës gjatë luftërave të viteve ‘900.