NJË DITË, PËRFUNDON / Poezi nga Fatma Jasimi

Poezi nga Fatma Jasimi
 
 
NJË DITË, PËRFUNDON
 
Sonte po mbaj shumë, o qiell,
Shih si më dridhet loti kur pikon,
S’paska qenë e lehtë të thysh zemra,
Si të thyesh zemrën tënde, qenka njësoj..!
 
Kur u rrita unë o qiell,
Kur u bëra unë?!
Si u bëra unë, një gisht njeriu,
…të thyej një zemër..!
 
Ç’paskan qenë këto dreq rregullash?
Rregullat janë të frikshme,
Të bëjnë të vajtosh…
Bota…bota po ashtu e frikshme…
Jam e brishtë, s’duroj dot!
 
I dhashë fund asaj që nisi,
Është rregull në botën tonë,
dhe këtë nga mendja s’me heq njeri,
Se çdo gjë e bukur, një ditë përfundon…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s