Poezia është hyjnore, e lezetshme, ushqim shpirtëror… Diamanta Zallta na e dëshmon me vargjet e saja. / Nga: Safet Hyseni

Poezia është hyjnore, e lezetshme, ushqim shpirtëror… Diamanta Zallta na e dëshmon me vargjet e saja.

 

Nga: Safet Hyseni

Poezia është hyjnore, e magjishme, e këndshme, e lezetshme.. është ushqim shpirtërore, është gjaku i zemrës. Vargu i bukur të fal kënaqësi, e mesazhi i mirë, i qëlluar të fal pasuri, pasuri shpirtërore, të ndrit jetën. Poeti fluturon hapësirave të pafund, noton në thellësi të oqeaneve. Të gjithë udhëtimin, notimin, fluturimin e bënë duke shaluar fantazinë, ashtu siç bënë poetja Diamnta Zalta. Poeti është në kërkim të bukurisë, dashurisë, mirëkuptimit. Është në dyluftim me të keqen, të shëmtuarën… Poeti që në fillim të krijimtarisë kërkon yllin e fatit, duke udhëtuar me anijet e mjegullës.

Poetja Diamanta Zalta shpesh na sjell befasia të këndshme me artin krijues, me fjalën e bukur, me fantazinë e saj. Poezia XXX është një trinom komunikues në mes Engjëllit, Zemrës dhe Hyjit në njërën anë si dhe krijesave të tyre mbrojtjes, nxitimit dhe përgjimit. Mënyra se si ka depërtuar fantazia e sajë është thjesht të zbërthehet, por është vështirë të jesh e armatosur në këtë mënyrë. Për të bërë një krijim të tillë përveç fantazisë duhet të jesh i armatosur më dije që nga zanafilla, të bësh dallim në mes të bukurës dhe të shëmtuarës e për të dhënë një mesazh duhet që të kesh mundur zilinë, smirën dhe të gjitha këto t’i kesh zëvendësuar me dashurinë ashtu siç bënë poetja në këto pak vargje me vlerë të madhe artistike. Strofa e par me pesë vargje:

XXX

“ Një Engjëll më tha se në këtë udhë,

Damari i zjarrit, i dashur, më je Ti.

Dhe se zëmrën ma dha borxh,

Vetëm për pak një Hyjni.

Do t’ia kthej nëse, s’e vlerëson Ti.” Autorja shprehet me një sinqeritet të theksuar ndaj dashurisë. Është e gatshme që t’ia fal zemrën, por që kërkon të vlerësohet.

Diamanta Zalta

Ajo nuk luan tani më siç jemi mësuar të dëgjojmë vuajtje, pikëllime vaje por shumë në mënyrë artistike thotë se po nuk e vlerësove zemrën e kthej se e kam marr borxh nga Hyjni. Engjëlli është një ndërlidhje në mes të Perëndisë dhe krijesës së bukur (femrës), që është edhe mbrojtësi i saj. Autorja për të dëshmuar se është krijesë hyjnore në strofën e dytë na sjell një trinom tjetër të krijuar nga Engjëlli, Hyji dhe Zemra… Zemra i thotë zemrës nxito, Engjëlli mbron ndërsa Hyji është një përgjues. Strofa e dytë e cila përbëhet nga gjashtë vargje:

“Më tha gjithashtu,

Se më ka marrë në mbrojtje,

Dhe se ty po të përgjon,

Po të jep pak kohë,

Por nxitohu,

Nesër, do të jetë vonë …”

Edhe këtu autorja komunikon nëpërmjet Engjëllit dhe sërish në një formë të magjishme na i sjell jo si kushtëzim por si respekt të ndërsjellë për një dashuri të çiltër e cila ka krijuar besimin për një Engjëll mbrojtës. Poezia është ndërtuar shumë bukur me fjalë të zgjedhura dhe që na sjell një mesazh jetësor, e ky mesazh ka respektin e gjinive, vlerësimin dhe mbrojtjen që duhet t’i bëhet krijesës së bukur. Jeta ka kuptimin e vetë në harmoni me kohën, koha është e çmueshme, ndërsa dita kërkon jetë, e jeta tek autorja kërkon harmonin në mes të vlerësimit dhe dashurisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s