Poezi nga Fatma Jasimi

Poezi nga Fatma Jasimi
 
 
KOHA NUK KA ORË
 
Jam e lumtur…
Ki pak mëshir’ e dashur orë!
Shih buzëqeshjen e zemrës sime dhe ndal,
Ndal! Lejomë të jem e lumtur,
….qoftë dhe për fare pak…
 
Ata akrepa më shohin
e më xhindosin që nuk ndalen,
kur unë me mirësjellje po ua kërkoj,
por as edhe një gjysmë sekonde nuk ndalet
në atë hark të mallkuar rrethor.
 
Por unë tani do të bëhem e keqe,
Do të shkoj ta mbys tik-takun e asaj ore,
Mjaft! Të mos zhurmojë! Të ndalojë!
E tani do të bëj sikur u gënjeva,
sikur jam e lumtur…
Edhe pse në fakt e di se koha mbath këpucët
dhe ecën pa pyetur lumturinë tonë…
 
Për të qenë e lumtur edhe një sekondë
doja të gënjeja veten, por jo,
Nuk e bëra dot…
Fatkeqësisht unë e di se kohës, për të ikur,
……nuk i duhet një orë…..
 
 
 
KRYEVEPRAT QAJNË
 
Diku në botë,
një kryevepër po ndjen vjeshtën në një ditëverë,
se në zemër i mbollën shi, erë,
por ajo veç errësirë sheh…
ndjen…
 
Diku në botë,
një kryevepër po qan pa lot,
se Bota kështu e mësoi,
Ajo nuk duhet të gabonte,
si vallë ta zhgënjente zonjën Botë?
 
Ajo nuk mund të shkojë në asnjë doktor,
se askush nuk ndërhyn dot aty ku i dhemb,
Nuk njihte askënd që shihte abstrakten,
atë që ajo e ndjente natyrshëm, aq lehtë…
 
Por ajo nuk duroi dot
Kornizat i theu e xhamat rrethues i shkatërroi,
Ajo qante, dridhej, bërtiste, aq sa dhe heshtja pushoi.
Ajo hoqi dorë…,
sepse kryeveprat nuk ndjejnë, nuk jetojnë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s