Bie shi në Montparnasse (Charles Baudelaire) / Poezi nga Agron Shele

Bie shi në Montparnasse
(Charles Baudelaire)

Sot ra shi në qytetin tim
edhe dje ishte e njëjta simfoni
me thërmija bulëzash mbetur gjurmë e hidhur
tek ajo kohë,
që përthyente muzën e sëmurë
mbi lulet e së keqes
rrënjëzuar kaq errët
e hijëzuar kaq gri,
në një shpirt
çelur dhimbjes së dritës
e mbetur
velë e bardhë rrahur nga detet!

Sot horizontet ulën perdet re
në skenat më të ndritshme të qiellit
paskuintave yje,
që mermerizonin përshpirtjen
e një engjëlli shuar
e ngitur pas magjishëm
çmendurisë fjalë
skajshmërisë deje
gjakut shprishur
kafshime djajsh
puthjesh të etura
demonëve arratisur
misterit më të thellë.

Sot dhe era ndali frymën
për koncertin lujatur në Montparnasse
pa harqe violinash
veç vibrimit ajër,
si në pëshpërimë,
diku nga kori zogjve që nuk braktisën foletë
ngelur krahëthyer
tek kjo shtatore
që vetë orakujt i zbriti në tokë!

@sheleagron

Realizoi foton Seli Murati

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s