SHTATË KROJE M’I THAVE / Poezi nga Ndue Lazri

Poezi nga Ndue Lazri

 

SHTATË KROJE M’I THAVE

Vashëzë beqare, vashëz kanakare,
mbi buzë të çelin lule ngjyrë alle,
pleqtë prej merakut i shpure në varre,
djemtë që të ndiqnin mbenë në udhë të madhe.

Mua ç’më ra ylli, të bëra për vete,
po i gjori ç’hoqa, kalova shtatë dete,
shtatë kroje m’i thave e më le të etur,
ditën mbeçë pa ngrënë, natën mbeçë pa fjetur.

Shtatë netë të lume syri s’njohu gjumë,
përmbi shtatë këmishë, djersa ç’u bë shkumë,
përqafime kulpre, puthjet vinin lumë,
bëmë e ç’nuk bëmë, zgjuam tërë katundë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s