Poezi nga Ela Masllov

Poezi nga Ela Masllov

 

Engjëlli i Lumturisë

E ndjeva lumturinë në shpirt
i preka ngjyrat e jetës
me lotin tim e ujita
vazhdova rrugën drejt jetës.
Lumturinë e putha në ballë
e mbërtheva në krahët e mi
puthje i dërgova dhe qiellit
përshkova edhe ngjyrat e ylberiit
mbi re fluturova
ia rrëmbeva bukurinë diellit.
Në zemër fole kam dashurinë,
si një ujvare, që shpirtin ujite
tërë botën e pushton
jam thjesht engjëlli i lumturisë.

 

Dhimbje shpirti

Ti qave dhe psheretite thelle
zemra ime u kris u plas
më the se isha ajer e frymë për ty
për jetën kish mbetur vetëm një çast.
Një dridhje kaloj mes çarjes
e ty të pushtova me nxitim
nuk do ta harroj kurrë atë çast
kur loti i parë doli nga syri im…
…Ish lot që më kushtoi një jetë
kristal me dashuri të sinqertë.
Lot që do pasohej nga të tjerë,
që copat e shpirtit lagte menjëherë.

 

***

Nëse do më pyesni
se kuj i ngjaj më shumë
unë them xixëllonjës,
që kurr s’ fjeti.
Gjysma që u shua jam unë
gjysma që ndriçon është poeti.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s