Poezi nga Ori Erion Orinda

Poezi nga Ori Erion Orinda
 
 
Dashuri!
 
Ty po të kërkoj sonte
këtyre erëra të ftohta
në festivalin e dashurisë
zemra për ty të më recitonte.
 
Në recitalin e shpirtit hapa krahët
në shtegtim për tek ty
preva biletën
për në stacionin e lumturisë.
 
Të thashë -të dua
e serish iu fala
krahëve të vetmisë.
 
 
 
Libri
(Mikut tim)
 
Me duart e vogla,e shfletoj radhë-radhë
mendja e brishtë me stoliset ngadal
një univers të tërë mbajë në duart e mia
ndërtuar nga shpresat,mbushur nga dashuria.
 
Fletë-fletë ,nje imazh i ri
diku gjendem unë,diku gjendesh ti
një herë përjetoj aq shumë lumturi
një herë zhytem thellë në melankoli.
 
Histori,epokë,ngjarje e tregime
në librin e jetës
shkruajnë shpresën time.
 
Si në një përrallë
më turren me vrap
ah, sa qindra fjalë!
 
 
 
Në një fletë të saj
 
Me të bukurën gjuhë shqipe
libri në sirtar shkroi historinënder vite
diku atje lart,më pret letërsia
brenda saj ,arti ,krijimtaria.
 
I lënë veçmaz i kuq me poezi
libri im i zemrës,
me përshendet me dashuri`.
 
Dashuria për librin më shpërtheu aty
nuk isha më vetëm,tani u bëra dy
aty qenia ime mori serish jetë
në faqet e librit,mikut tim të shtrenjtë!
 
 
 
Lumturi
 
Ty po të kërkoj në këto erëra
të ftohta sonte
në festivalin e dashurisë
zemra për ty më recitonte.
 
Në recitalin e shpirtit
hapa krahët në shtegëtim për tek ti
e preva nxitimthi
biletën për në stacionin e lumturisë.
 
Serishmi ika ngrohtësisht
i’u fala krahëve të vetmisë
 
 
 
Flakët e makthit kanë çelur një syth
 
Hidhërimi pas kaq kohësh
serisht nuk m´u zbyth.
 
Nëse burgu i dashurisë
tretet si qelibar
ç’na duhet atëherë dashuria!
 
Valët e oqeanit të dhembjes
vdekur më kanë lënë sonte
kujtoj nëse zemra
vallë këtë formë lumturie dëshironte..
 
Hidhërim pas hidhërimi
mbushet boshlleku i një copëze mendimi
Sythët e keqardhjes mbyllen.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s