Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

ME HIJE PËRPIVA TRUPIN TËND

me timen hije e përpiva trupin tënd
e ngrita në (një) shtatore që (s)flet

sytë të ngelën hapur sall për një shikim
e ëmbla buzëqeshje t’u shkri në portret

shpirti (im) çeli udhë deri në të sajën brendi
veç për t’u futur thellë tek hija ime që të pret

(12 shtator 2017)

 

VËSHTIRË E PATA

(Sa) vështirë e pata
Të lexoj ca fjalë mbrapsht të shkruara

Se ngelin të pakuptimta
(Për)veç zërave që lidhen me ehot e kujtimit

E pata vështirë
Ta dalloj edhe bardhësinë e tëndes fytyrë

Se përzihet me ngjyrë vranësirash
Dhe mbledhin e derdhin kudo lot si shi

Po, po shumë vështirë e pata
Kur mallëngjimi me mërzi u fry e u ngi

E ëndrra përzihet me pakuptimësi
Si të jetë brenda një labirinthi të ri…

(10 shtator 2017)

 

FJALË E PADALË

fjalë e (nën)shtruar
ngrit zërin
poshtë xingonës së errët

si një thirrje e shterrur
nga britmat trishtuese

është fjalë nga goja e padalë
porsi psherëtimë e lodhur

(09 shtator 2017)

 

UDHË DERI TEK TI…

Nisa një copë udhë kah pamja jote
Që t’më përthekosh mirë me atë shikim

Nuk ktheva kokë as djathtash as majtas
Si vijë e (pa)gjetur e tëndit kërkim

Brenda botës tënde papritur seç u shkriva
Që t’kërkoj nga Euterpa të dashurisë bekim…

(07 shtator 2017)

 

PAMJE NËPËR MOTIVE

I

E pashë një dorë të shtrirë
N’udhëkryq të fatit

Tek u kërkonte mëshirë
Të (pa)mëshirshmëve

II

E pashë edhe një copë etni
Të tkurrur në hartën e zezë

Mbuluar me pëlhurë të heshtjes
Kërkon nga të padrejtët drejtësi

III

E pashë një të zjarrtë dashuri
Duke u rrahur me bisht pitoni

Nëpër ëndrra të harlisura
Trembur nga krrakama korbash…

(05 shtator 2017)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s