IV. Simbolikë lulëzimi  / Poemth nga Manushaqe Toromani

Poemth nga Manushaqe Toromani

 

IV. Simbolikë lulëzimi 

a. Çudia “kumbull” 

E sjell ndërmend, si sot,
Kumbullërriturën në oborr,
Ndryshe nga të tjerat,
Prishte ciklin e vegjetimit,
Ndodhte me të habia:
Çelte lule qysh në dhjetor!….
Habia “rreth e rrotull” saj,
Pëshpëriste e tunduar,
Vërtitej në fjalë njerëzish
e pemësh :
“Si paska guxuar?!”

Ngatërrohej guximi
me marrinë,
Niseshin “nofkat”,
Në gojë të “trillonin”,
Por kumbulla
asqë e prishte terezinë,
Lulekumbullat xixëllonin!…

S’priste, jo kurrë, Pranverat
Të çelte kumbulla me shoqet,
E quanin “budallaqe”
Pse, kaq shpejtësisht,
e para guxonte!…

Asaj s’i bënte
tërt syri,
Asaj s’i bënin
përshtypje fjalët,
Veç lulet e saj
Shpërthenin vrullshëm,
Lulëzimi nxitonte,
si “dallgët”.

Ia “shtinin” munxët,
Kur dëbora floktonte
Ajo në të sajën:
Vijonte lulëzimin
pa trembur kurrsesi syrin…
Pa e “lënduar” gabimin!
Në Qiellin tim
të Manushaqtë
projektoja e kënaqur Yllin …

b. Qëndrimi i manushaqtë

E sjell ndërmend çamarroken,
për vetinë e parë të çeljes ,
Për urrejtjen e antinjerëzve
Urrejtjen e pemëve ….
Në lutësi perëndore bie:
Dua t’i ngjaj asaj,
pa hequr presjen! …

Dëshiroj t’i pëshpëris
në vesh Janarit :
“Afroje veshin,
të të them fjalën e artë ,
Në ditët e tua ne lulet ,
jetojmë beharin!
Ndaj sa gabim je, Janar ,
A e kupton dot vetveten?
Ndjeje veten të sigurtë si Maj!”

***
I dua lulet
në mes të dëborës
Unë, lule Manushaqja e Naimit
T’i “zbardhojnë” me bukuri flokët,
T’i bardhoj si bardhësi lule – “fjollat” dorës ,
Të lulëzoj jo vetëm në ditët e prillit…
Me guximin tim dhe të kumbullës
Ti them të ftohtit: “Ndal!”
Të ma njohë edhe kokën time,
Se dhe unë guxoj
Kam emër luleje, jo të zakontë !

c. Mbyllje simbolike

E dua Pranverën çuditërisht,
o Njerëz, o Pemë të blerta,
ndryshe nga të tjerët,
si kumbulla ime e oborrit,
e dua pa me të voglin sens të humorit:
Pranvera ta ketë stacionin,
pse jo në ditët e Dhjetorit!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s