Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Dua…!

Fluksit të dritës
dua të jem një ngjyrim
reflektuar spektrit rreze
në të bardhën e shpirtit
pasqyruar krahëve të një mjellme
në të kaltrën e qiellit
përhumbur vështrimit blu
e mbetur aty
përjetë dlirësi.

Të kthehem në një pikë vese, dua
bulëzuar vjeshtës
damarëve të gjethes
fluturuar nëpër erë
pështjellimit kohë
kthinash të ftohta
e përmes gjakut të mbledhur
zemrës rrahje
të mbjell një dëshirë
të mbjell një shpresë.

Të jem perëndim i diellit
fshehur pas një mali
vijë e kuqe në horizont
segment i stërgjatur
e të zgjoj muzgjet
thellë nëpër mbrëmje
prekur në një yll
e vdekur në një hënë
tretur në heshtje
të kthjelltave liqene.

@Julja

 

***

Unë ..nuk e di
kush jam…kush isha…
as kush je apo ishe ti,
në një të tanishme konçidencash,
në një të shkuar
që ishte…

E çuditshme lojë
e universit,
bashkon rrugë
dhe egzistenca,
por e di mirë
që në këtë jetë,
unë jam unë
e ti…

@Julja

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s