GJURMIME – KOSTANTINA STATHAKOPULLU ( GREQI ) / Shqipëroi: PETRO ÇERKEZI

Poezi nga KOSTANTINA STATHAKOPULLU

 

GJURMIME

Ecin vitet.
I dëgjoj. 
I shoh
njërin pas tjetrit
me një ecje të heshtur në sy
tek enden,
tek kërkojnë,
të gjurmojne krime të varrosura.
Erdhën paftuar.
Si një kurs spastrimi të gabimeve.
Hapen e mbyllen dyer, dritare të strehojnë falje
në mëkatet e pastreha.
Një natë e çuditshme përkulet për të parë rezultatin
e vendimit të paapelueshëm.
Çfarë të shohi?
Gjyqi bëhet me dyer të mbyllura.
Dëgjuesit mungojnë.
Një qiell i errët nga rrëfimet rrotullon ngurues
gojën e tij të mbyllur.
Vërtetë, kur arritën të stivosen kaq shumë pasione
nëpër kujtime?
Një natyrë femërore qan me një ankesë të butë.
Të padobishëm e shoh, pasi e dinte fatin e saj
që kur ishte ende në bark.
Tërheqjet kullojnë pikat e fundit në tokë.
Një buzëqeshje e mprehtë shtrembëron pretendimet.
Qoshe të rrumbullakta formësohen kudo.
Kënde që presin si thikë të pamundurën.
Disa pikpyetje vëzhgojnë në heshtje.
Në thellësi të momentit, dy sy fëminorë vështrojnë të çuditur.
Si kaluan kështu jetët?
Kur u ngritën taksat?
Një dorë shkuli dhunshëm rruazën e kaltër nga gjoksi.
Kristalë prej hajmalish të thyera dhe pelena gërvishtën tokën.
E kuqja vërshoi prej asgjëkundi dhe u përzie
me të bardhën e qelive.
Shpirti i zhveshur, rendi me shpejtësi të veshi ndëshkimin
me një ngjyrë vjollcë të njollosur.
Vaj i mermertë u ngrit në qiell.
Dëshironte të jetonte e lirë, shkruante kryqi.
donte …

 

Shqipëroi: PETRO ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s