Nelly Sachs
1891-1970
Lindur në Berlin në vitin 1891, vdiq në Stokholm në vitin 1970. Ajo ka shkruar disa libra me poezi që janë ndër dëshmitë më dramatike të Holokaustit. Por edhe në mërgim, gjendja e Judeut endacak. Zgjodha këtë poezi të Nelly Sachs, “Kori i të mbijetuarve”, sepse ajo është e bukur dhe e famshme, dhe është shumë intensive në aspektin e dëshmitarëve. Asaj iu dha Çmimin Nobël në vitin 1966. Pra, leximi i këtij teksti – për mendimin tim – sjell me vete një përforcim të kuptimit të tij se për një ngjarje të tillë si Dita Përkujtimore e Holokaustit është shumë e rëndësishme. Në motivacionin e Çmimit Nobel thuhej: “Për lirikën e saj të shquar dhe dramatike e shkrimit të saj e cila interpreton fatin e Izraelit me forcë prekëse”.
KORI I TË MBIJETUARVE
Ne të mbijetuarit
tashmë vdekja ka gdhendur nga kockat tona falutetet e saj,
mbi tendinat tona ka kaluar tashmë harkun e saj –
Trupat tanë ankohen ende
me këngën e tyre të cunguar.
Ne të mbijetuarit
para nesh, në ajrin e kaltër,
rrinë varur ende leqet e përdredhura në qafat tona –
klepsidrat janë mbushen përsëri me gjakun tonë.
Ne të mbijetuarit,
të përpirë ende nga krimbat e ankthit –
ylli ynë është varrosur në pluhur.
Ne të mbijetuarit
ju lutemi:
tregonani ngadadalë diellin tuaj.
Udhëhiqnani me butësi nga ylli në yll.
ndihmonani të mësojmë përsëri jetën.
Ndryshe kënga e një zogu,
kova që mbushet në burim
mund të shpërthejë dhimbja
e mbyllur me vështirësi
e bënani të shkumojmë –
Ju lutemi:
mos na tregoni prapë një qen që kafshon
mund të ndodhë, mund të ndodhë
që të tretemi në pluhur
para syve tuaj.
Por ç’e mban indin e njësisë sonë?
Ne të pafrymët,
shpirti ynë fluturoi tek ai në mesnatë,
shumë më parë se trupi ynë të ruhej
në arkën e çastit-
Ne të mbijetuarit,
shtrëngojmë dorën tuaj
rinjohim sytë tuaj –
por vetëm lamtumira na mban ende të bashkuar,
lamtumira në pluhur
na mban të bashkuar me ju –
Shqipëroi: Faslli Haliti