Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Si dje, si sot, si mot…

Një cigare pathithur, vetëdjegur, e gjithë jeta
Harta buzësh të vyshkura, në gjerbje kafeje
Duart dridhen të rrudhura. Pak çaste të sermëta…
Gjysmamjegulla njerëzit, në tymnajë kafeneje
Vorbullojnë gjysmafjalësh, por kurrë e vërteta!.

Dhe hëna kalëron mesqiejt e dehur
Fanitet mes reve, tek – tuk, gjysëmfshehur.

Një cigare pathithur, vetëdjegur, e gjithë jeta
Mbetur udhësh paudhë. Në kohë të pakohë.
Mbart supesh perëndime, mes stinësh të mjegullta
Harruar haresash. Shibaltës, në lloh…
Varrosur një gote, mejhanesh të qelbëta

Dhe hëna kalëron mesqiejt, e dehur
Fanitet mes reve, tek – tuk, gjysëmfshehur.

Një cigare pathithur, vetëdjegur, e gjithë jeta
Ky vend nuk ka diell. Shiojnë motet lotë…
S’ka ditë gazmbjella. Ska netë të qeta
Drithërrojnë shpirtratvrarë, tek luten mëkot
Errësirash e terresh humbon e vërteta!

Hëna mes reve qëndron, gjysëmfshehur
Ndjen turp dhimbjeshpirtrash, të fanitet e dehur!

 

Se duhemi

Ti s’e mban mend, si unë, u deshëm në moskohë…
Në mosmoshë jemi dashur, kur ishe ndoshta, frymë.
Ju luta Perëndisë, të ishim bashkë në jetë
Të zgjodhi midis lulesh, kopshnajash veshur brymë
Dhe tha – nuk do t’ju ndajë, se duheni vërtetë!

Pa shkuan jetë e jetë, ne mbetur bashkë të dy
Si albatrosi zog, që s’ndërron shoqen, kurrë
U deshëm dhe u deshëm, askush njëlloj si ne
Siç do frymimi frymë, si muri kërkon gurë…
Shiko fëmijët tanë: ç’kopshtnajë lulesh mbi dhe!

 

Lojë truri

Më the – nëse më do, zbritëm yllin atje…
Të thashë – kërkon diç dhe në s’qenka i gjallë
Ma tregove me gisht – rrëzëllen, nuk e sheh?!
Unë mendoj në shoh Ti, a vegim kam përballë
Ti qeshe… Unë heshta… Nuk di ç’ndodh me ne!

 

Sepse

Sepse rri larg… më thua – nuk të dua…
Sepse të dua, trretem tek rri larg!
Piskamlutje dalë shpirtit, je për mua
Më je piklot, i ulur pupëlt, përmbi varg
Je këngëzim lindur cepbuzës, që s’u shkrua.

Sepse të desha, të dua, do të dua.
Siç do frymimin jeta, përplot jetë
Unë ndihem Ti, kur Ti shkrihesh në Mua
Beso këtë, se është e vetmja e vërtetë
Kë do, nuk i hap plagë – pse nuk e thua!

Do të rri larg, aq larg, sa të të dua
Për dashurinë, është e urryer fjala plagë…
Të ndjej thellëshpirtit dhe pse mungon në Mua
Të ndjej në frymë, tek ëmbël zbret mbi varg
Si Orë, si Zanë bribjeshke, në një krua!

Gjithshka e bukur ndodh, se jemi larg!

 

Troket…
(nga cikli profetik)

Troket… dhe s’do të kemi kohë të marrim, as frymë!
Skandali, skandalin! Bëma, bëmën do të zëvëndësojë!…
Nën tymnajë lufte globi, dridhur si nën brymë
Përgjakshëm do të rrënqethet! Ethshëm do të grahmojë!
E vetmja britmëqyqeje, e kobnajës ulërrimë
Jehonë mandatsjellëse, rruzullin do të përshkojë!…
Besomëni… Nuk do të kemi kohë, të marrim as frymë!
Po na trroket derës… dhe s’duam t’a dëgjojmë!

Abord, dështake jeta!… Vdekjes, do të rilindë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s