Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
***
 
I numërova muajt me gishta.
Shtatori më ndriti ndër duar.
Të pashë,
sytë, buzët …
Shpirti yt frut i pjekur.
Ishe i gjithi shtator.
Fshehtas u vesha me të arta.
Të të bija ty në sy,
u bëra vjeshte
dhe rashë në shtatorin tënd.
 
 
 
Flokët e kaltër
 
O zot, ky pyll i gjithi paqe…!
Duart e arta të stinës më tërheqin prej flokësh.
Flokët e kaltra në duart e erës .
Ti më sheh
dhe të ngatërrohen fjalët.
Mua zogjtë nëpër flokë ..
 
 
 
Zoti është tjetri
 
U ndez fjala në duart Hestias .
Orakulli i stinëve shkroi udhën tënde.
Hapat të sollen tek unë.
I miri im …
Zjarri të dridhej në duar.
Gjaku nën lëkurë .
Mua buza nën mall.
Trupi nën zjarr.
Mendueshëm shtrive shpirtin në qiell.
Dhe pikove prej qiellit në fatin tim.
Ardhjes tënde ia dua gjurmën.
Duarve të tua mbushjen me dritë.
Heshtjes tënde i mësova leximin.
Prekjes së duarve muzikën e mallit.
Pastaj të dëgjova burimet e shpirtit që rridhinin në emrin tim.
dhe qetë shtriva krahët e mi në parajsën prej uji.
Të pashë të luteshe në emër të dashurisë tek këndove një psalm prej biblës së buzës: E bukura ime !
Të përqafova në lindjen e një dite të re…
M’u ule në gjunjë
dhe qave si burrë…
 
*Hestia, Perëndesha e zjarrit.
 
 
 
Me duart e diellit
 
U vesh nata me psherëtima.
Malli shkelte zbathur mbi dritaret e hapura.
Dhimbja thahej nderur mbi gardh si teshat e vjetra.
Më prisnin kuajt e bardhë mbi pemët e pjekura.
Ndriti vjeshta në prag.
S’ mbaj mend ç’ kisha veshur !
Me siguri as dita s’ më kujtohet.
S’ mbaj mend shumë gjëra,
veç shpirtit që e mbaja në dorë lakuriq, si poçe e bardhë..
isha nisur për ty…
Kishim menduar të mbillnim ëndrra në fushë.
Ku shihej gruri dhe piqej buka.
Troknin kuajt …shinin…
Ti derdhje grurë me duart e diellit mbi gjinjtë e mi…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s