E ÇUDITSHME KJO KËNGË….. / Nga: Mark Simoni

E ÇUDITSHME KJO KËNGË…..

 

Nga: Mark Simoni

Tek shikoja sot një çift të moshuarish, që duke u mbajtur e mbështetur tek njëri-tjetri, (shkonin për diku), me vetëtiu në mendje një dialog i famshëm, në ca vargje të një këngës sonë të vjetër.
-U plake mike, u plake,
Rëndë i heq ato çorape.
-U plake mik, edhe tinë, 
Mbete si kau në brinjë.
Në një grusht fjalë ka një botë të tërë ndjenjash. Ka dashuri dhe brengë, mall dhe dhimbje, vëzhgim të imtë të tjetrit, fanepsje kujtimesh dhe eros të vagullt, dëshira të zvetnuara dhe pikëllim. Ka vegime të rinisë, kur i kujtohet se ajo nusja e dikurshme i hiqte shpejt çorapet, (element erotik zhveshja). Ka aty dhe pak cinizëm të lehtë të gruas, (humor pak i zi), që mbasi ndjehet keq që ai i kujton pleqërinë, nuk le pa ia kthyer se dhe ai kot i sheh tashmë heqjen e çorapeve, se është i plogët e i pafuqishëm, ka mbetur si kau në brinjë. Megjithatë fjalët e tërë kësaj kënge janë disi të thinjura, të lehta, të purpurta, mbështjellë me pezmatimin e asaj që s’kthehet më.
Por sa ç’më trishton kjo këngë, aq më gazmon, mbasi ato të dy janë një jetë të tërë pranë njëri-tjetrit, ngrihen e ngrysen të dy bashkë, Asnjeri “s’ka mbetur rrugës”. E çojnë pleqërinë e tyre ngadalë, duke folur e shpotitur njëri-tjetrin. Në një farë mënyre kjo është dhe këngë dashurie, dhe jo vetëm trishtimi.
Fundja e fundit ky është preludi i jetës.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s