Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Fasada

Dallga u zbut këtë verë u bë e qet si valë
Shkallet përkëdheli e pyeti ku është rëra ?!
Ju pyes ju o njerëz përgjigjuni, ç’ka ndodhur vallë 
Më shuani mallin , as’m’i tregoni një nga një të tëra ?

A nuk jeni ju që shëtisni ”lungomares” horizontal
Të njëjtët, të lodhur fytyrë vrejtur e të pashpresë
A nuk jeni ju që i doni shkallët mbi kaltërsi vertikal
Mbi det drejt perëndimit,nëse ka akoma shpresë?!

Se kuptova asnjëherë pse në vendin tim ndihem e huaj
Ato shkallë me vjen ti çjerr me thonj, ja, me keto duar
Ta lëshojë dallgën të luaj batica-zbatica e të mos vuaj
Të mbuloj dëshirën e popullit tim, nga vendi për t’u larguar .

E bukur shumë fasada, edhe valës iu bëkërka prit
Me emër të huaj tanët, na e pagëzuan bregdetin
Këtë perlë që u lakmua dhe për qytetin është një mit
Atje ku nisin këngët, vallet ,vajet e dallgët për kurbetin.

a@z. 21-09-2017

 

Kam frikë

S’ka gjë se mua m’u prish gëzimi
Në fund të fundit ato ëndrra qenë
Kam frikë se poetët që i mbyt trishtimi 
S’di me engjëj a me djaj ata flenë.

a@z ”2 vjet më parë”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s