PARAJSA ARTIFICIALE – Jorge De SENA / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Poezi nga Jorge De SENA

 

PARAJSA ARTIFICIALE

Në vendin tim, vend s’ka, ka rrugë;
edhe për kodra kemi ca ndërtesa të larta
me qira edhe më të lartë.

Në vendin tim, as lule as pemë nuk ka.
Lulet janë të rralla, çdo muaj ndrrojnë kopështin,
sa për pemët, Bashkia ka ca makina që me gjithë rrënjë i shkul.

Në këngën e zogjve s’ka cicërima,
ka në katin e tretë kanarina, papagallë në të pestin.
Dhe kënga e erës e ftohtë është nëpër kasollet.

Në vendin tim ama, kasolle nuk ka,
ashtu si ka, ta zëmë në Kinë apo Iran,
a në vende që s’ke si i përshkruan.

Vendi im nuk është nga ata që nuk i përshkruan dot.
Është jeta që bëhet atje që s’ke si e përshkruan.
S’ke si e përshkruan domethënë që s’gjen fjalë ta thuash.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s