Kalendari poetik: Xhalal al-Din Rumi (1207-1273 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jalal al-Din RUMI
(1207-1273)

Kalendari poetik :
Si sot, 810 vite më parë u lind Xhalal al-Din Rumi (1207-1273); teolog mysliman dhe poet sufi me prejardhje persiane. Poezitë e tij, të shkruara tetë shekuj më parë, kur Evropa qe në Mesjetën e errët, lexohen edhe sot me ëndje në të gjithë botën. Te Neruda kam hasur një figurë poetike të njëjtë si te Rumiu; të dy shprehen njësoj: “…po të dërgoj një puthje me erën…” …veçse Rumi ka dërguar ato puthje tetë qint vite më parë…Në librin tim “Antologji e poezisë arabo-persiane” botuar në vitin 2015 në Tiranë nga shtëpia botuese Uegen pata përfshirë edhe nja dyzet shqipërime të miat nga i madhi Rumi. Nga ky libër kam shkëputur këtë poezi:

 

PO TË MOS KISH QIELLI DASHURINË

Po të mos kish Qielli dashurinë
të ëmbël s’do ta kishte gjinë.
Dhe Dielli s’do të kish shkëlqim
po të mos njihte dashurinë.
Toka po të mos qe e dashuruar
nga gji i saj gjë s’do të kish lulëzuar.
Dhe deti, po të mos qe i dashuruar,
në ndonjë qoshe së paku, do qe i patrazuar.
Nëse Qiell, Male e Lumej
e gjithë syri ç’na sheh,
sikur të qenë si Njeriu,
egoistë, të babëzitur,
që lufton, rropatet, veç për vehte të mbledhë,
në tërë gjithësinë, fare s’do të kish jetë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s