Poezi nga Anila Erindi

Poezi nga Anila Erindi
 
 
Shtegu i pashkelur
 
Ëmbëlsi ngjyrash në atë peizazh t’fjetur
Pafundësi në horizontin e dashurisë
Kënaqësi e syrit dhe e zemrës.
Emocioni më rrëmben me forcën magjike
Më drejton në atë shtegun e pashkelur.
 
Hyj në udhën e mistershme,
stolisur me gurë të shndritshëm,
të lëmuar, të mermertë,
vezullues nën dritat e natës
si ngjyrat e ylberit pas shiut.
E prek me kuriozitetin e fëmijës,
Ëmbëlsisht e ledhatoj
 
Rrëketë e njomështa të shiut lozonjar
më zbusin këmbët e zbathura
më shtojnë shkëlqimin e syve
më bëjnë të kërcej hajthshëm
dhe unë bëhem e njëtrajtshme mes tyre
 
Papritur një stuhi tjetër më rrëmben
Marramendëse, e fuqishme, e magjishme,
ekzaltim torture në kënaqësi
në qiellin paqësor ëmbëlsisht një rrokullisje
e këndshme, e brishtë, e ëmbël.
 
Vendin e stuhisë pas pak
e kapi gjendja e qetë, e patrazuar
 
Stuhia rishfaqet me forcën e saj
magjike si shpërthimi i një vullkani
Në heshtje, pa fjalë, pa zë,
ky ekzaltim ish mrekulli,
në lulëzimin e sytheve në dimër,
në rrjedhën e ujëvarave në artik,
në harmonizimim e ngjyrave të pikturës,
në ndërthurjen melodioze Beethoven-Strauss
 
 
Pafundësia
 
Të gëzosh në pafundësi
Të lumturosh në pafundësi
Të luash në pafundësi
Të qeshësh në pafundësi
Të harbosh në pafundësi
Të hepohesh në pafundësi
Të bërtasësh në pafundësi
Të ndjesh në pafundësi
Të dëshirosh në pafundësi
Të duash në pafundësi
Të dashurosh në pafundësi
Të hyjnohesh në pafundësi
Pafundësia ime Je Ti !
 
 
 
Një ditë, një jetë, një fjalë, një emocion
 
Ndoshta gaboj që t’ndiej
Ndoshta gaboj që t’adhuroj
 
Ndoshta gaboj që t’dua,
Dua, shumë dua, të të shikoj,
Dua, shumë dua, të të dëgjoj,
Dua të t’prek thell’ n’imagjinat’
 
Ndoshta, vetëm ndoshta
Je dhe do mbetesh për mua
Ai emocion i dëshiruar
Ai emocion i pashterur.
 
Ndoshta, vetëm ndoshta
Je ajo peshë e rëndë
në brendësinë time
Që kërkon forcën gravitacionale
për t’u zhvendosur
në ëndërrime.
 
Ndoshta, vetëm ndoshta
do mbetesh fjala e pathënë,
fjala, ma e bukura,
ma e ndjera, ma e sinqerta,
Ajo që buron nga zemra një herë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s