Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Ai më puthë sy mbyllë,
me gojën që hyn në ekzistencë,
në marramendje,
qafë përkulun mbrapa.
E ndjek përtej pamundësisë.
përqafim dy rrokësh,
mbrenda një vorbulle që të merr frymën,
pa e kuptue kush kapërdin kë.
Rregullat janë ngrane,
lumtunia bie prej qiellit,
e bukur ,
krahëhape,
e naltë,
Dashnia , kjo stuhi e vrullshme,
luftë e ambël perbindshash
mbërthen zemrën,
shpirtin e mendjen,
tue u shkri mbrenda buzëve.

Ai puth gjeografinë teme.

 

***

Jam e pakuptueshme,
e padurueshme, një shkatërrim nervash.
A mundesh me më kuptue?
Jam aq e fortë sa as unë nuk mundem me u dorëzue.
Mendon se mundesh me hy në zemrën teme ?
Sa herë jam thye jam rindërtu,
shkatërrohem e rindërtohem vetë.

Si mundesh me kenë pjesë e një stuhie që përpin jetë ?

 

***

Ti je në mue
si aroma e trupit të ngrohtë,
si gazi i syut.
Ti je brenda meje si jeta
që gjarpnon nëpër gjak
tue u përzie me frymën.

 

***

Në fund stinë kodosht veshin petkun e mjegulluem
të gjetheve qe u bien
ndër duer të plakuna mendimesh hipokrite.
Nji cifël vetmie mbajnë në sy të qelqët
ndërkohe që thyhen kambët e urës prej kujtimit në kujtim.

Strukem në folene teme, andrrore,
tue e pa edhe shfaqjen e fundit
që heziton me ra si vjeshtë ne duert e dimnit.
E ndjej si shemben themelet e bordelit me aromë prostitutash
të kërpituna…

A po më falni,
që nuk bie gjethe në kambët tueja të lmueme,
prej duerve me baltë,
hukatje të neveritshme u mbet ndër gjinj, e ja u përlanë freskinë,
ndërsa qeshni me dhambë te bardhë,
tue harrue se keni me u plakë
si trung i thatë bashkë me vetminë,
me falni që shkruej me kaq zell për nurin tuej,

prej andrrash të palame!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s