Poezi nga Evisa Hadëri Mele

Poezi nga Evisa Hadëri Mele

 

Kubizmi i pikës

Një pikë formale,
mes murit të myshkur ,
shtresat ngjeshin njëra-tjetrën,
presion që ndihet
deri edhe në rrugën që bëjnë hardhucat,
kur moti ngrohet,
ato nisen vertikal,
mbi kanalet e gurëve të çrregullt.
Portrete jonatyrale ngjyrash,
që lënë pas rreze drite vetëtimthi,
kur hapat i hedhin mbi asfaltin e lëmuar.
E filloj ta kërkoj në kornizën e mendjes,
sa zor për ta gjetur pikën time transparente,
ndaj i shtrij eshtrat ,
të këput lulen e egër që mbiu në shkëmb.
I ka të gjitha kjo pikturë:
drita fosforeshente,
fusha të hapura mendimi,
ide që ecin hutuar,
pengohen e bien pré e ngacmimit;
vijë melodike,
shije të çuditshme,
kufij të kapërcyer,
pendë që fluturojnë pa zogj,
degë pa trungje mbajtës,
përgjigje pa pyetje,
dhe
një pikë.

 

Vonë

Diç më the në mbrëmje vonë,
vetëm sytë vur në gjumë,
mbaje shpirtin sonte zgjuar,
si cigan do të pres unë.

 

Mbaj frymën
dhe hesht,
mëkat t’u prishësh ëndrrat hyjnive,
Dhe ngopem me mjegullën
Që mbështjell kryet e hijshëm të ngrehinave gurore.
Kapela e qiellit ,
ndryshon formë bashkë me erën .
Këtë herë ,
të vdekshmit kanë bujtur në bujtinën e mitit dhe zilepsen me dorën që latoi magjinë.

Meteorës…

 

***

Ti vjen me kalin trojan,
si më e pastra gënjeshtër,
Nga jelet e shkunde fitoren e etur,
Dhe mbete një dege lakuriqe vjeshte.

Kur duhma e eres t’i shkundë rënkimet,
Asgje s’do të dëgjohet ,patjeter,
Kthetrat e zogjve që lanë pas nënat,
Do kapen pas tyre,
Si në shtepizën e vjetër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s