Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

E pastaj?

Do fiken dritat
nata do përhumbë shpirtrave të fjetur
skenës së fshehur kuintave hije
krahëlëshuar aktrimit të njohur
retorikës boshe
në zgavra të hirta sysh
në mendime të së djeshmes,
tek një fron i braktisur
në një kupë të thyer,
ku fantazmat kujtime çjerrin zhurmshëm
bulëzat e fundit,
pikuar një meridiani të grisur
në një rrudhë më tepër
vështrimit ligështuar.

E pastaj?

Një ag i zbritur ndryshe
në kryqe të thyera
të lindjes poshtë harqeve
dergjur poshtë hapave,
që kapërcejnë vetvetveten
në trokth të zhurmshëm
për atë që shkoi
të shkuarës harresë
e për atë që rikthehet
të nesërmes plot shpresë.

 

***

Po zbrazen retë kësaj nate…
A u tha loti yt shpirt?
Toka e etur gëlltit brengat vajtueshëm
Qiellit tim nuk i duken sytë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s