Poezi “TANKA” nga Seti Vladi

Poezi “TANKA” nga Seti Vladi
 
 
☆☆☆
 
Kujdes zemrën
mos të ikë pa fré,
se pranvera
ka fusha me lule,
por ka edhe humnera!
 
 
☆☆☆
 
Kudo jeta,
në shtigje kapilare
me lule kundërmon,
por dhe ferrën me gjemba
ta mbjell s’e harron.
 
 
☆☆☆
 
Si avioni mes reshë
anija në mjegull lundron,
përtej mjegullës
një fanar ndizet,
një shpresë ndriçon.
 
 
☆☆☆
 
Menduar ecte shkrimtari…,
tymi i cigares i printe,
syrin dhe mendjen hutuar,
trokitjen tek porta priste
për librin e ndaluar.
 
 
☆☆☆
 
Mbrëmë më erdhën
nëna dhe babai.
Pluskonin në syt’ e mi;
pasthirrma e mallit tim,
prap më la në vetmi.
 
 
☆☆☆
 
Ti s’e sheh lotin tim
që dridhet në qerpik,
ndizet shkëndi e strallit,
si kristal rrëshqet e bie
në detin e mallit.
 
 
☆☆☆
 
Sonte,
hëna kanatet ka hap,
këngën time dëgjon.
Me dhimbje notat shkrova
për diellin që mbulon.
 
 
☆☆☆
 
I harruar, i vetmuar,
mbështjell me blegërima,
me erë e me shi,
me gun’ e shkop në dorë
dhe ujkun në pusi.
 
 
☆☆☆
 
Det,
jo vetëm un’ vozis mbi ty
dhe hëna me mua në gar’,
sekretin tek veshi ma thot’,
je dashuri e saj e par’.
 
 
☆☆☆
 
Qajnë dhe ret’ në qiell
nga turpet shtuar.
Me mamuthët e natës
në garë,
shpirtin zvogëluar.
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s