E shtrenjta ime, Çamëri / Poezi nga Xheni Shehaj

Poezi nga Xheni Shehaj
 
 
E shtrenjta ime, Çamëri
 
Emri yt së largu më vjen ndërmend.
Qëmoti, kur im gjysh për ty më fliste.
Mall e dhembshuri në fjalët e tij kishte.
I digjej xhani tim gjyshi për ty.
E bukura Çamëri!
E ashtu ngadalë, në mendje e shpirt m’u ngulite.
Emri yt ndër më të bukurit më tingëllonte.
Zemra ime dridhej sa herë për ty dëgjonte.
E bukura ti, Çamëri!
Çdo plagë e jotja më dhemb dhe mua.
Çdo lot i yti m’i përcëllon sytë.
Çdo rënkim që ndër vite ke lëshuar,
Më rëndon deri në eshtra.
U rrita me ty, Çamëri!
Ti nuse e pa nusëruar, unë fëmijë lodrash.
U rrita me ty, me legjenda, këngë e valle.
I gëzohesha si fëmijë bukurive të tua Çamëri.
Por, ah, ato bukuri më s’më përkisnin,
e shtrenjta ime ti!
Unë kurrë s’të kam parë.
As ti s’më ke parë.
Mbase një ditë do shihemi.
Ti s’do më njohësh, se s’jam më fëmijë.
Unë do të të njoh në çdo kohë Çamëri, e bukura ime ti!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s