UNË NUK JAM NJERI! / Fragment nga Fatma Jasimi

UNË NUK JAM NJERI!

 

Fragment nga Fatma Jasimi

Këtë e mësova kur e pashë thellë në sy zonjën Botë. Sy të ftohtë, të egër, të shëmtuar, pa dritë.
Unë u tremba kur vështrova trupin e kësaj zonje që më zgjaste dorën t’i bashkohesha. Nuk ia numëroja dot qelizat këtij trupi që kisha përballë, por ishin shumë, shumë… Ishin vendosur në mënyrë të çrregullt, sepse donin të largoheshin, t’ja mbathnin, shtyheshin, çka e kishin bërë trupin e zonjës Botë të humbiste formën. Dukej si një trashaluqe, më trembte. Ato qeliza njerëzore që përbënin atë trup, donin të iknin, por rregullat nuk i lejonin. E dini? Zonjës Botë i dhimbte trupi! Po! Lëngonte! Një qelizë i mungonte…isha UNË. Unë nuk dija të luaja sipas rregullave, nuk mund të frymoja në atë trup, nuk ndjeja… unë nuk isha qelizë njerëzore si gjithë të tjerat. Unë nuk gënjeva, nuk u binda, nuk luajta role. Isha kaq jashtë asaj loje… Doja të isha shpirt i lirë, por asnjë qelizë njerëzore në trupin e zonjës Botë nuk e arrinte dot këtë. Unë e arrita. Po si munda? Besoj se ka vetëm një përgjigje: UNË NUK ISHA NJERI! Po atëherë, ç’jam vallë? Ende nuk e di, por di që Bota po vuan. Vuan mungesën e një qelize pa formë, mungesën time.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s