Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

FJALË TË BARDHA

Bie kaq shumë dëborë
Në formë fluturash të bardha dashurie,
Sa fjalët e rrobat dimërore
Që kemi veshur ne, dhe drurët,
Morën ngjyrë të bardhë,
Si ëndërr nuseje
Plot me flutura të tretëshme mbi supe.

Tashmë, flasim vetëm me avuj të bardhë
Që ngrijnë si zambakë buzëqeshje,
E befas shndrrohen në fjalë të bardha
Që me zor shqiptohen prej të ftohtit.

Buzët, eh, vetëm buzët e petalta,
Mbetën në ngjyrën e kuqe,
Buzëve s’u mbeti asnjë flutërz
E bardhë dëborë,
Asnjë kristal i ngrir e shënjë dimri.

 

SHQIPËRIA IME

Vendi im! Në zemrën time thahesh e mbin i gjelbër e i ri,
E unë mbetem tokë pjellore
Për dashurinë e urrejtjen,virtytet e veset e tua,
Por malli u bë erë e kërkon të kthehet atje,tek ti,
Ndaj pritmë me ajër e ngrohtësi duarësh dhe mua.

Ai s’e di se barërat që u kujdesa me përkushtim
Janë tharë,e barërat e rinj s’më njohin më asnjë çikë,
E atje jam i papunë,i pavlerësuar,anonim,
Në punë janë vetëm ata që merren me politikë!

Po malli do të kthehet,i përmallur pranë tokës
Si fëmija që s’jeton dot pa erën e nënës së vet,
Pa prehërin e saj,pa ia përkëdhelur fytyrën
Dhe pse e rrudhur,e plakur nga hallet,është tok’e shkretë.

…Ai s’e di,se shokët atje u ngjajnë kuajve të bukur e fisnikë,
Që duan t’i kashaisësh me kujdes e nge,
E t’ua krehësh bishtin duke ua përkëdhelur me kashai
E thënë:-Oh,sa bisht të bukur që ke!

Por, po t’u kërkosh të bëjnë një nder të thonë:
-S’kam kohë të bëhem shërbëtor i një poeti!
Dhe vrapojnë pas thesit të tagjisë si gjithmonë,
E bëhen shërbëtorë të një shteti…!

Po ata që tërhoqën zvarrë diktatorin e vdekur,
Përgjërohen për një deftesë,a dekoratë
Si ato që jepte diktatori,kur qe gjallë dhe i hekurt,
Një lavdëratë,a qytetar nderi i x qyteti shkërdhatë!

Ka të tjerë që shkojnë më tej në absurditet,
Kërkojnë të bëhen të pavdekshëm,perëndi,
Megjithse janë thjesht qytetar,shkrimtarë a poet,
Duan patjetër të jenë qiellor si zoti,si ai,

Po malli do të kthehet… dhe pse vëndi im
I ngjan një molle të kuqe,të bukur
Me goxha krimb brenda që i ha tulin,shpirtin,
Dhe në të i qetë qëndron i strukur…!

Dhe pse smira,zilia e keqja është futur tek ne
Si në trup e shpirt,e gjarpëri
Të kafshon pas shpinës me dhëmbët plot helm
E pa të helmuar si del inati,

E njerëzit u ngjajnë deteve,
Kanë krijuar kufi,
Nuk mund të bashkohen me ujërat e njëri-tjetrit,
Se janë në dy të ndryshme parti!

Mbi gjëmbat e tua e atë pak lumturi
Do vij ta shpoj e ta mbush trupin,shpirtin,
Në kërkim të një rruge për të nesërmen,
E me muret e diellit tënd të bëj varrin tim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s