Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

E MIRA IME

Për ty, i druhem trishtimit në vjersha,
Se ti s’më do si vjershaxhinjtë e tjerë.
Që si rrobat e brendshme nëpër tela,
Nderin në vargje çdo dhimbje e sherr.

Për ty, lotët si lë të kthehen kristale,
Dhe nis i kafshoj, sikur veten nduk.
Nëse ndonjë më rrëshqet, pa dashje,
Ti zgjatë buzët, e gjasme më puthë.

Për ty, edhe si burrë e ndjej frikën,
Kur të kesh para, një burrë që qanë.
Pa menduar dy herë, tej gruas ikën,
Dhe bëhesh nënë:-Mos qaj o xhan!

Për ty, sytë i tera, pikë nga një pikë,
Ndërsa ti heshtur, qerpikët m’i fsheh,
Thua se kuptoj se loti është si shpirt,
Që ikën nga unë, e tek ty gjen strehë!

 

PLLAJA E VENDILINDES SIME NË JUG

Mos më gërmoni në zgavrat e syve,
Sa herë që atje mes jush, më sjell fati.
Keni për të gjetur, pika loti pa lidhje,
Pastaj do ngrini supet:-Po ky ç’pati!?

Ju betohem se jam mirë, me të gjitha,
Mirë ju kam dhe juve, emër për emër,
Ndonjë aspirinë pi, kjo është më e liga,
Dhe pse vdekja, shikon veç shtrembër.

Ç’prisni? Ballë kazani më jepni të pi,
Bashkë me këngën të mbytem në gotë.
E në ndodhtë që kënga, ju duket si “oi”,
Për ca trille pijetarësh, mos pyesni kot.

Nuk dua të pyesni, as kur rri i heshtur,
Dhe po u përgjigja s’do kuptoni asgjë,
Kur vij atje, vij thjesht për të vdekur,
Dhe iki që të kthehem, të mos iki më!

 

SËRISH PËR TY

Unë jam si aktor i një skene tragjike,
Ku shoh malle që më këputen në mes.
Para këmbëve rrëzohen me dhimbje,
Bashkë me to, vdes unë pjesë-pjesë.

Ashtu i gjakosur, zvarritem në gurë,
Të përcjell nën dhè, grimca shpirti.
Si shpirt gjysmak, gjysmak si burrë,
E hap arkivolin, dhe matem të iki.

Shpesh vetja më duket, si në mort,
Ku dashuritë më vdesin një nga një.
Të iki më vonë? Ç’të rri kot më kot,
Nga mallet që kisha nuk mbeti asnjë!

Gjithë mallet ikën, pse të rri mbi dhè,
Po më shfaqesh ti, e më ndal në prag
S’kam vdekur i teri, ti gjallë, ja ku je,
Braktis kortezhin, vdekja është larg.

 

MOS PRIT!

Mos prit të të them ty, gjëra të trishta,
Për shtëpinë e vjetër që ra pak nga pak.
Po sa herë, gurët kërcasin nga vithisja,
Brinjët e fëmijërisë tënde bëjnë:-Krak!

Mos prit të të them se me kohë pragu,
Nga trarët e kalbur, është bërë si kube.
Vazhdo beso se jam prej mishi e gjaku,
Dhe kulmet e shtëpisë, mbi supe i ngre.

Mos prit të të them ty, se më ikën truri,
Sa brinjët e mia, i ngul qosh më qosh.
Jo se më dhimbsen ca mure prej guri,
Po s’dua që të jesh gjysmak në moshë!

Mos prit të të them, se s’mbaj dot më,
Dhe brinjët, si trarët po m’i bren miza.
Nga unë që nuk të kam fshehur asgjë,
Mos prit të të them ty, gjëra të trishta!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s