PEISAZH POETIK (Për krijimtarinë e poetit Dhimitër I. Miti) / Nga: Ligor Shyti

PEISAZH POETIK
(Për krijimtarinë e poetit Dhimitër I. Miti)

Pas shumë e shumë bëmave të poetit dhe ftesës së tij për të na pritur (nuk e di se ku), nuk mund të rri dot, derisa lëkura e gjarpërit, në pesë këndvështrime, t’ua lërë yjeve macet e duarve mbi një bimë limoni, vështrur katër herë prej meje.
E dhimbshme!
Sa herë jam një prej tyre, dua të jem pafundësisht nëpër qiell. Edhe sot shoh diçka prej puthjes së diellit. Atje, përballë, dëgjoj zogjtë në koncert. Sa budall! Sonte erdhën dallëndyshet, po ku janë tani? Dua t’a di, në një ditë me shi, a mund të quhet qielli imoral?
E tmerrshme!
Ndërsa unë i kërkoj të më thotë diçka për grupin e “Bitëllsave”, ai më flet përsëri për dallëndyshet. Do të doja të më vish me pjalm cicërimash, më tha. I thirra vetes:
-Qofsha vetëm unë kështu!
E di, tha ai dhe mos më pyet, tani do të fle në pyll. Më vjnë ca trokitje në gjumë. Yjet do t’i zbres dhe mbi kalin e tyre në fluturim, do t’i them që, më e bukura çupë, e punësuar tashmë, t’i thotë një të pispillosure të zhytur në borxhe, të mos dëgjojë bëmat e mia, apo ndonjë statistikë të sjelljes së të tjerëve me mua. Prit të pasnesërmen.
-Qofsha i gabuar. -tha një ditë. -Do t’a shkel me këmbë betimin që kam bërë dikur: “Mos më thënçin Dhimitër!”. -Unë kam thënë që do të ngrej ura, të bashkoj gratë me burra, po ka dhe ura që ndajnë.
Dikur, kam thënë se do të ikim që këtej dhe, këtë s’e kam thënë për të ikur ne, por mendimet tona, ndërsa tani që shtëpia ime prej guri, si të gjitha çatitë e shtëpive në fshat, ka lënë gjurmë tek unë. I them segmenti “ai”, me ç’emër? Gjejeni vetë, ikni që këtej! Sidoqoftë, megjithëse më bezdisin në T.V, nuk lëshoj zë. Për de(r)tet e vendit tim, mos lini të mbijnë gjëmba deri tek zajet në lumë.
Në pritje, më bren një lule meraku: kush do t’a shkrijë borën? Çdo ditë më del një njeri tepër, e theksoj; një njeri tepër, jo një nxënës tepër në rreshtat para shkollës. Këtë ia them Drejtorit, sepse ai, kur të më zërë shiatiku në zgavërmuzg, do të më kërkojë.
Kush e di a do t’a lexoj dot? A do të vdes? Nga shiatiku s’ka vdekur njeri. Pastaj, nëpër shelgun e hiçit, ku Minushja rri shtrirë dhe me të shkruan kujtimet, do të kujtoj dritat e rrugëve, shkëmbinjtë në dimër, ditën time në katër piktura.
E çuditshme! Sa fort tingëllon porosia e një pianeci, që bredh si qentë përditë nëpër rrugë duke pyetur: Do t’a mbarojmë dot?
Kurrë! –thotë autori me zë të lartë. Vetëm unë, me gjakun tim… dhe më në fund, pasi iku edhe një vit dhe… pasi i hodhi pak ujë të ftohtë fytyrës te kroi, ku po laheshin ca çupka nudo, nën diellin e mëngjesit, situr prej yjeve të natës, na sheh të gjithëve dhe qesh duke thënë: “Mos ma merrni për keq. E kam thënë dhe e them përditë:
-Nuk e mora dot kalanë e komunistit. Le të fitojë kush të dojë. Për këta është njelloj sikur të trokasësh në bosh. Për mua mjafton të fitojë poezia”.

 

Ligor Shyti, Përmet

Përmet, më 25.11.2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s