Poezi nga Myslim Xhaferaj

Poezi nga Myslim Xhaferaj
 
 
ÇKA BILBILI QË S’KËNDON…?
(Eksodi i frikshëm i viteve 1990)
 
Cka bilbili që s’këndon
Trëndafili pse s’po çel…?
Fryn një erë një ciklon
Syri i Diellit nuk po del…!
 
“Guri”…rëndë ku po shkon
Qè u shkul nga rrènjë e vetë..?
Si orteku po gjëmon
Rënkon qielli qajnë retë…!
 
Nxijnè rrugët,fshatrat arat…
Duken si njè korb i zi…
Zogu gjon s’i ndal të qarat
Qan me ligje si njeri…!
 
Si petalet që mer era
U shpërnda rini e gjorë.
Pleqt e vjetër syt nga dera…
Presin si lulja nën borë…!
 
Ku fluturoi bukuria…
Moj shqiponja hierèndë…?
T’u larguan bij dhe bija…
Dhe bilbili qan në këngë…
 
Mbu o nënè mbau dhe pakë
Zogjt e ikur s’i tret dheu
Pa u kthyer nè itakë…
Siç u kthye Odiseu…
 
 
 
SHQIPONJA PSE RRI BRENGOSUR…?
 
Çka shqipnjë e malit ,që po rri brengosur
I thot nëna djalit , me shpirt farmakosur….
Ah… moj nënë e dashur o nënè e bekuar.
Për bijtë e degdisur, për trojet coptuar..!!.
 
Dimri qe i egër….uqrit donin thela…
Si skifterët u turrën përmbi arabela….
Ikën muarën dhenë kristalet e kombit
E sajuanë folenë anè e mbanè globit
 
Zgjodhën sakrificën si zgalem’të malit…
Se s’ka bukë të ëmbël , pa djersën e ballit.
S’qenè nga ajo sërë me cipën si serë
Tè dilnin me maska,të ripnin të tjerë…..
 
Se të parët tanë ishin zëmër artë
Na lanë amanetin me gojë e ma kartë:
-Në djersën e tjetrit mos u trazo kurrë ,
Se ngrihen fantazmat e të zënè me gurë…
 
O shqiponjë e lashtë me ballët krenare
Bijt e tu do mblidhen si zogj nè ditare.
Ndaj mos u trishto ,shqiponjat s’dorëzohen…
Se coprat e ndara…do të ribashkohen…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s