Kalendari poetik: Zhak Prever (1900-1977) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jacques PREVERT

 

Kalendari poetik: Zhak Prever (1900-1977)

Më 4 shkurt 1900 u lind Jacques Prévert, poet dhe skenarist francez. Shkrimet e para i botoi rreth vitit 1930 në revistën ku redaktor ishte Xhuzepe Ungaretti. Për disa vite punoi edhe në radio, ku pësoi edhe një aksident në rëndë; në vitin 1948 ra nga dritarja e radios poshtë në trotuar në Champs-Elysées, kjo i kushtoi disa javë qëndrimi në koma, por më pas e rimori veten. Poet i dashurisë Zhak Prever, e famshme poezia e tij “je suis allé au marché aux esclaves mais je ne t’ai pas trouvée mon amour”…Por të gjitha poezitë e tij janë të bukura; shpresoj t’ju pëlqejë kjo që përzgjodha sot:

FESTË

U zbrazën gotat,
shishet u bënë copa
gjithë shtrati shqyer
dhe dera e thyer
gjithë yjet si qelq
plot hijeshi dhe shend
xixëllonin mbi dysheme
fshirë mos më keq.
Unë i dehur tapë
mu si zjarr i ndezur,
tapë dhe ti, por gjallë,
ndër krahët e mi xhveshur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s