Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

Njerëzit Apo Idhujt?

Pro-etikë

Kjo botë njerëzore!
E çuditëshme, e pavëzhgueshme
edhe në dritën e diellit.
Botë tekanjoze, në mizorinë e vet…
Ndaj jam mëse i bindur se nuk
duhet kurrësesi që njeriu
të krijojë idhuj; as hyjnorë
e as njerëzorë.

Shumica e tyre vdesin,
madje pa u ngrutësuar as nën
ftohtësinë e heshtur të bronxit
apo të mermerit (bianco Carrara),
por edhe kur mbeten të ngurtësuar,
seç kanë një shprehje prej
të habituri; të munduri pa luftuar.

Duket sikur ai ngurtësim është
vdekja më e padëshirueshme për ta…
Ah se harrova!Ka edhe të tjerë
të cilët as nuk ngurtësohen e as
nuk vdesin nën harresën e rëndë
të shekujve, por rijetojnë
një vdekje të gjatë në radhët e librave.
Për mendimin tim kjo duhet
të jetë edhe vdekja më e egër
për shpirtrat e tyre.

Atyre u duhet të recitojnë
ndër shekuj pjesën e pafundme
të historisë të tyre. Duke u kthyer
në arlekinë, aktorë të
pafundësisë së vdekur; eh sa ka
të tillë. Disa duke kënduar
në pafundësi. Poema melodioze,
e disa të tjerë të ngrirë
nën buzëqeshjet e pikturave.

Duket tallëse e gjitha kjo…
Është tallëse e gjitha kjo…
Ajo për të cilën më vjen keq,
janë ata idhujt që ne vetë krijojmë
dhe po vetë i hedhin në koshin
e harresës. Këta idhuj kanë
një impakt të dyfishtë në jetët tona.
I pari është ai i venrimit të tyre
dhe i dyti, ai më i tmerrshmi, është
se pas rënies, ata na tregojnë,
pa kurrëfarë dhimbje, forcën
e naivitetit tonë; rinor apo jo.
Ndaj edhe ne i dënojmë me tmerin
e kthimit nga idhuj në demonë,
pa qenë aspak fajtorë.

Eh idhuj, idhujt, idhujt!
Kam frikë të bie në kurthin e tyre,
ngaqë e quaj veten të pjekur,
aq sa për të kuptuar që nuk ka
asgjë të mbinatyrshme nën një
qenje të dobët njerëzore. Madje
as në qenjet qellore nuk ka
hyjni idhullore.

Është paradoksale kjo që po them,
por ja që ne njerëzorët jemi
qenje paradoksale; paradoksi
qëndorn në nevojën time për
të pasur idhuj, me gjithë
pjekurinë hormonale.
Shpresoj vetëm që kur t’i
përplas në baltën e harresës,
këta, të mos më përplasin
në pasqyrën e naiviteit tim,
të pashtershëm, njerëzor…

 

E vërteta!

Pro-etikë

Jam tepër konfuz, i zhytur
në hamullinë e mendimeve të dyzuara;
Më duket sikur qëndroj në mes
të vërtetës dhe të gënjeshtrës
si një gjyqtar ndeshje, por pa
e kuptuar se kush është çfarë…

Ka kohë që askush nuk e di më
se çfarë është kush. Të gjithë
dinë vetëm atë që duan. Ose
duan, atë që mendojnë se dinë;
për disa e vërtetë është që zoti
na krijoi sipas shëmbëlltyrës
së vet, për të tjerë se zoti krijoi
njeriun që ai më pas të krijonte
zotin…

Për disa është parajsa e vërteta
e për të tjerë e vërteta qëndron
tek rimishërimi; për disa është
e vërtetë që të parët do jenë
të fundit dhe për të tjerë gjithçka
është reltive në bazë të numrave…
Për disa çdo gjë në këtë botë
është e shenjtëri e vërtetë,
për të tjerë e shejntë, e vërtetë
është vetëm ajo që u përket …

Disa të vërtetës i japin ngjyra
filozofike, e ca të tjerë filozofive
të ndryshme i japin dirtëhije
të vërteta; disa vërtetojnë
që zoti na krijoi nga balta
e ca të tjerë se ne jemi përfundimi
i një proçesi të gjatë zvillimi,
evolucioni…

Tek evuolimi është problemi
më i madh. Ai, evuolimi është
fajtori i të gjitha dyzimeve njerëzore;
evuolim, do të thotë largim
nga pikënisja, nga zanafilla
e gjithçkaje, e ne jemi shumë larg
nga ajo. Jemi aq larg sa që
tashmë as edhe vetë protagonistët
e përplasjes së madhe, e vërteta
me gënjeshtrën, nuk e dinë më
se kush dhe çfarë janë.

E vërteta mendon se është
e gënjeshtërt dhe e gënjeshtra
se është e vërtetë. Madje edhe
brenda tyre po luhet një ndeshje
e madhe; edhe ato kanë dilemat
e veta. I bërtasin njera- tjetrës
se kundërshtari dhe jo ajo
është e një gënjeshtër. Kurse
brenda vetes i gërryen krimbi
i dyshimit. ” jam një e vërtetë
e gënjeshtërt apo një gënjeshtër
e vërtetë…

E ndrëkohë këtë ia bërtasin
kundërshtarit; kanë aq shumë
vjet që ia bërtasin këtë njëra- tjetrës
saqë tashmë e kanë harruar
se kush, çfarë ishin në zanafillë.
Tani ç’donjëra nga ato mendon
se është një e vërtetë, një e vërtetë
që brenda vetes fsheh një gënjeshtër;
edhe ajo dilema e madhe-
të jeshë a të mos jeshë,- nuk është
thelbësore, ose është e përafërt
me thelbësoren, por e pa plotë.
dilema më e madhe është:
e vërtetë apo e gënjeshtërt!

Gjithçka rrotullohet rreth këtyre
protagonisteve, e këto qëndrojnë
në qendër duke u rotulluar rreth
njëra- tjetrës por asnjë herë
rreth vetes; e kanë parë për
aq shumë kohë njëra-tjetrën
saqë kanë harruar se ç’pamje
kanë, mbajnë mend, ndoshta,
pamjen që kanë pasur dikur.
Tani edhe ato besojnë se ç’ka
shohin është më e shëmtuar
se shëmbëlltyra personale.

Ka kohë që gjithçka është vendosur
jo më nga ç’ka është, por nga çka
besojmë se është; Kush arrin
të jetë i besueshëm. Ne besojmë
se poli i veriut ndodhet lart dhe poli
i jugut poshtë dhe kush arriti
të na shtynte të besonim këtë
arriti të krijonte një të vërtetë; ne
e besuam, duke harruar
se po të nisesh drejtë lindjes ,
në botën tonë, prfundon në atë
që ne e cilësojmë si perëndim…

Pra Makiaveli kish të drejtë ngaqë
e kish kuptuar sekretin kur shkroi
“Governare e far credere” !; kurse
ajo, ato, nuk kanë më rëndësi
se kush, çfarë janë. Ai e kish kuptuar
ndërsa të tjerët jo. Ata janë të zënë
në një ndeshje më të madhe
se ajo e vetë protegonisteve.
Të gjithë kanë të vërtetat e veta
për të mbrojtur, edhe me jetën
dhe gënjeshtrat e të tjerëve për t’i
kundërshtuar, deri në vdekje…

Kurse unë, jam gjithnjë i dyzuar
mes njërës dhe tjetrës palë.
Pa e kuptuar më as vetë
se çfarë jam…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s