Hymn jetës – Nazim Hikmet / Përktheu në shqip Petrit Sulaj

Poezi nga Nazim Hikmet

 

Hymn jetës

Jeta nuk është shaka e shtrenjta ime.
Merre seriozisht.
Ashtu siç bën me të një ketër, përshembëll
i cili nuk pret asgjë
nga kjo jetë jo e jo,po as nga tjetra.
e kështu nuk të mbetet gjë tjetër, veçse ta jetosh.
Jeta nuk është shaka, e shtrenjta ime.

Merre seriozisht,
aq seriozisht:
si para togës së pushkatimit
me duar lidhur,
si në laborator
me bluzën e bardhë e syze pune.

Ti po vdes që të jetojnë gjithë njerëzit mbi tokë
më mirë,
dhe ato që as një herë si i ke parë me sy
e ndersa je duke vdekur, mëson
se nuk ka gjë më të bukur e më të vërtetë se jeta.

Merre seriozisht jetën, e shtrenjta ime
Aq seriozisht,
sa në moshën shtatëdhjetvjeç, fillo e mbill ullinj;
jo se mendon se do ti gëzojnë fëmijtë e tu
por ngaqë nuk i beson vdekjes
edhe se i tutesh ca,
vetëm kështu jeta do të peshojë
më shumë se një mal në peshore.

 

Përktheu në shqip Petrit Sulaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s