PËSHPËRIMË E UNIVERSIT / Poezi nga Ermira Mitre

Poezi nga Ermira Mitre
 
 
PËSHPËRIMË E UNIVERSIT
 
Janari na përkëdhel
me dëborë dhe ngricë,
toka ndrydhur
nën petkun e bardhë të nusërisë,
ndërsa fjollat frymore,
dridhen në ajrin e mpirë.
 
Po zogjtë vallë
a kane fjetur, a janë zgjuar?
A përkunden ndër cicërima,
në këtë heshtje të ngurtësuar?
 
Mjegulla e dëborës,
tyl i bardhë,
shkumëzon në memorjen tende,
brënda panteonit
të shënjtërisë së saj,
vetmia hedh spirancën
në detin e mundimeve,
ndërsa zemra
trillet në folenë e trishtimeve.
 
Drutë në këtë Janar
në oxhak presin dënimin,
përpëliten kur marrin zjarr,
kur digjen, kur fiken,
si shenjtorja Zhan D’Ark
mbi turrën e tyre.
A nuk ishte
djegja e saj mëkat i druve?
 
Po vetmia pse vallëzon
në mëndjen tende?
Përse të dergj
në limane te pafundme?
 
Janari na përkund
në tokën e ftohtë e të meitur,
retë gri qiellin
në arkë të argjendtë e kanë mbyllur,
brënda shpirtin
vetmia e trishtë e ka troshitur,
shtrirë gjerë e gjatë,
metastazë në shpirt kopsitur,
shpirti eshkë e djegur, e përzhitur.
 
Po mendimet, zemra,
shpirti pse të kanë tradhëtuar?
Ku janë fshehur
pse kaq shumë të kanë munguar?
Pse trupin dhe mëndjen
frika e vetmisë ti ka robëruar?
Mëndje e mjeruar a je zgjuar
nga gjumi i dimrit të trazuar?
Qetësinë hyjnore
ne thellësi të shpirtit a e ke shijuar?
 
Dil jashtë
thithe ajrin e ftohtë të Janarit,
këngën e zogjve
struke ne poltronin e shpirtit,
ngrije zërin lart,
erërat ta cojnë larg oshëtimë,
se vetmia dhe frika,
janë veladonë dhunues
tek shpirtrat e braktisur,
hapi dyert, dritaret,
kanatet hapi, edhe zemrën,
lëre frikën, vetminë
të shtegtojnë larg,
të puthen me ndarjen.
 
Zbrit poshtë në bregore,
në anë të rrugës, ngjitu përmbi urë,
rryma e ujit
dhunuesit e shpirtit ti rrëmbejë,
puthe dritën, qiellin,
detin, ujin, pemët dhe malet,
ndjeje puthjen e tyre
kur mbi fytyrë të falet,
pëshpërimë e dashurisë
së universit tek ty do te falet.
 
Janar 2018
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s