Poezi nga Anila Erindi

Poezi nga Anila Erindi

 

Për ty …

Mbyll sytë,
Të shoh puhizën tënde
Fijet e holla të flokut
Si fjolla dëbore
Mbulojnë të grijtën
E syve të mahnitshëm
Vetëm një çast
Të të shoh
Dhe të dal nga…
Kjo ëndërr hipnozë
Dhe të dal nga….
Buzët e saj rozë
Të shkrumbuara
Të djegura
Nga epshi i aromës tënde
Përhapur tej
Dua ti arrij
Tendos krahët ti prek
Në mes të mjegullës
Në mes të errësirës
Në mes të asgjësë ..

 

Pëqafimi yt…

Më mungoi
Përqafimi yt
Sa dielli i artë tej në perëndim
Sa vala e kaltër e oqeanit
që njomi shpirtin tim
Sa reja e bardhë
në qiellin e sterrosur
Sa melodia e ëmbël
mbi telin e këputur të violinës
Sa drita e agimit
tej perdes së dëshpërimit
Sa puthja e largët
në mbretërinë e mërgimit….

 

Me heshtje 

Me heshtje ti më flet
Me heshtje unë të hesht
Me heshtje ti më qesh
Me heshtje unë të hesht
Me heshtje ti më perkedhel
Me heshtje unë të hesht
Me heshtje ti më puth
Me heshtje unë të hesht
Me heshtje ti më do
Me heshtje unë përsëri të hesht !
Me heshtje,
Se shumë fola pas krahëve …

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s